Turqi: Kandidati për president nga opozita kërkon debate televizive
Turqia duhet të ketë debate televizive në mes të kandidatëve për president, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen muajin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar kandidati për president i partisë kryesore opozitare, Muharrem Ince. “Na lejoni të bëjmë debate televizive, ku do të shfaqnim ëndrrat tona për Turqinë”, ka thënë Ince, kandidati për president nga Partia Popullore Republikane (CHP). Ai ka thënë se një gjë e tillë do ta vendoste Turqinë përkrah shteteve të zhvilluara që kanë tradita të ngjajshme. Читать дальше...