Vritet gazetari rus, kritik i Kremlinit
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, e akuzoi publikisht Moskën për vrasjen në Kiev të një gazetari rus, i cili është zhvendosur në Ukrainë, pasi, siç ka thënë, është “keqtrajtuar politikisht” në Rusi. Policia në Kiev tha se Arkady Babchenko, 41 vjeç, kritik i Kremlinit, ka vdekur të martën nga plagët në shpinë, të shkaktuara me armë zjarri. Në një postim në Facebook, Hroysman tha se “është i bindur se makina totalitare ruse nuk ka mundur t’ia falë gazetarit ndershmërinë dhe pozicionin parimor”. Читать дальше...