World News in Albanian
Май
2018

Новости за 22.05.2018

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon 5 iranianë që i ndihmuan rebelët Huthi

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër pesë iranianëve, të cilët, siç thuhet, u kanë siguruar rebelëve Huthi në Jemen ekspertizë dhe armatim për hedhjen e raketave në Arabinë Saudite. Departamenti amerikan i Thesarit tha përmes një deklarate se Mehdi Zarpisheh, Mohammad Jafari, Mahmud Kazemabad, Javad Shir Amin dhe Sayyed Mohammad Tehrani janë njerëzit që do të sanksionohen. Katër të parët kanë punuar me rebelët Huthi përmes Gardës Revolucionare të Iranit, duke iu ofruar atyre ekspertizë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e komapnisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij. Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike. Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje. Zuckerberg kërkoi falje për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka "shanse reale" që takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm, të shtyhet. Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Javën e kaluar, Veriu tha se mund të anulojë takimin nëse SHBA-ja këmbëngul që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme. Samiti i 12 qershorit është planifikuar të mbahet në Singapor. "Nëse nuk zhvillohet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ministrja daneze: Myslimanët që agjërojnë "rrezikojnë" shoqërinë

Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg, u kritikua ashpër pasi i sugjeroi myslimanët të marrin pushim gjatë Muajit të Ramazanit, për shkak të, siç tha, rreziqeve potenciale të sigurisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Stojberg, e cila ka reputacion për politika të ashpra të migrimit, tha se agjërimi gjatë ditës së punës rrit sfidat për shoqërinë moderne. Ajo përmendi rreziqe potenciale për shoferët e autobusëve dhe spitalet. Por, kompanitë qenë në mesin e të parëve që thanë se nuk kanë problem me Ramazanin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një vit pas, Mançesteri kujtoi viktimat e sulmit

Qindra njerëz u mblodhën në një shërbesë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit vetëvrasës në një sallë të koncerteve në Mançester. Njëzetedy njerëz janë vrarë dhe qindra janë plagsour nga shpërthimi i bombës në Manchester Arena, më 22 maj të vitit 2017. Sulmi ka ndodhur derisa ka qenë duke kënduar këngëtarja amerikane, Ariana Grande. Princi i Britanisë, William, dhe kryeministrja Theresa May iu bashkuan familjeve të viktimave në Katedralen e Mançesterit. Në një deklaratë në Facebook... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Amnesty International në Uzbekistan për herë të parë në 14 vjet

Një delegacion i Amnesty International (AI) do të qëndrojë në Uzbekistan këtë javë. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut tha se kjo është vizita e parë e saj në këtë vend në 14 vjet.  Në deklaratën e lëshuar të martën thuhet se Marie Struthers, drejtore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore pranë AI-së, dhe zëvendësi i saj, Denis Krivosheyev, do të qëndrojnë në Uzbekistan më 22-25 maj. Ata pritet të takohen me zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, thuhet në deklaratë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lista Serbe insiston në ndryshime kushtetuese për Asociacionin

Për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, kërkohen ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës dhe të akteve ligjore, thonë përfaqësuesit e Listës Serbe. Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit nuk mund të realizohet pa këto ndryshime dhe kjo sipas tij është pjesë e planit zbatues për formimin e Asociacionit. “Absolutisht është e nevojshme që të ketë ndryshime jo vetëm kushtetuese, por edhe të gjitha aktet tjera ligjore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Afganistan

Së paku 30 njerëz raportohet të jenë vrarë në një shpërthim në jug të Afganistanit dhe në disa sulme në lindje të këtij vendi. Në qytetin Kandahar, zyrtarët njoftuan për 16 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur nga shpërthimi i eksplozivëve të vendosur në dy kontejnerë. Në provincën lindore Gazni, zyrtarët thanë se së paku 14 policë janë vrarë në disa sulme të militantëve. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e mori përgjegjësinë për sulmet. Ato vijnë një ditë pasi talibanët iu kërkuan banorëve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Temat e interesit të Kosovës apo të partive politike?

Tryezat politike janë bërë tashmë një formë e rregullt e organizimit të debateve ndërmjet partive politike. Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tryeza e tretë me radhë është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, ndonëse janë paramenduar që tryeza të tilla si rezultat të sjellin kompromise rreth çështjeve të cilësuara si madhore për vendin, secila parti politike që ka qenë apo do të jetë nikoqire, e ka përcaktuar vet agjendën e diskutimeve. Në tryezën e parë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj kërkon njohje nga Vatikani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë. “Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pasi ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli. “Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovues i fqinjësisë së mirë”, ka shtuar Haradinaj.

Evropaelire.org 

Memorial për ushtarët e KFOR-it që vdiqën në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka filluar ndërtimin e një memoriali në Prishtinë në shenjë respekti për ushtarët e KFOR-it që kanë vdekur që nga viti 1999 kur NATO hyri në Kosovë. Rreth 160 ushtarë të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-s kanë vdekur në 19 vitet e fundit kryesisht në aksidente. Në vitin 2006 në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki kanë vdekur 42 ushtarë Sllovak derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë. (Kamera: Arben Hoti)

Evropaelire.org 

Suedia lëshon këshilla se si të përgatitet për luftë

Qirinjtë dhe faculetat janë vetëm disa nga gjërat që Suedia i ka këshilluar familjet t'i mbajnë rezervë, në rast të luftës. Qeveria suedeze ka dërguar fletushka te 4.7 milionë familje, duke u shpjeguar se si të përgatiten më mirë për kriza të mëdha. Këto kriza përfshijnë sulmet terroriste dhe kibernetike, fatkeqësitë natyrore, aksidentet serioze dhe konfliktet ushtarake. "Mendoni se si ju dhe njerëzit përreth mund të përballoni një situatë në të cilën shërbimet normale të shoqërisë nuk funksionojnë si zakonisht"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA përfshihet në zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka udhëtuar për të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në negociata të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit, pas refuzimit të Athinës së propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, që ishte shpallur të shtunën në Shkup nga kryeministri, Zoran Zaev. Dimitrov, në Nju Jork do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kotzias i cili në anën tjetër ka realizuar takime me zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët janë përfshirë në përpjekjet për zgjidhjen e kontestit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zyrtarët iranianë bëjnë thirrje për zhbllokimin e Twitter-it

Gjashtë ministra iranianë dhe dy ligjvënës - që të gjithë anëtarë të komitetit shtetëror, përgjegjës për bllokimin e faqeve të internetit - i dërguan letër të hapur prokurorit të Iranit, duke i bërë thirrje për zhbllokimin e Twitter-it. Letra u shkrua në përgjigje të "rritjes së kërkesave të publikut për të lejuar aktivitetet e të rinjve dhe mediave në këtë rrjet social", njoftoi ueb-faqja e qeverisë, Dolat.ir. Letra u nënshkrua nga ministri i Komunikimeve, Mohammad Javad Azari Jahromi, ministri i Arsimit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kompania ajrore që barti turqit e deportuar gënjeu autoritetet kosovare

Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj ka bërë të ditur se kompania ajrore me të cilën u deportuan gjashtë shtetasit turq kishte gënjyer institucionet e kosovare për qëllimin e fluturimit. Gjonbalaj tha se leja ishte kërkuar për fluturim komercial duke thënë se institucioni që ai drejton nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë proces. “Ne e dimë se kërkesa për fluturim është bërë në Ministri të Infrastrukturës si fluturim komercial, kompania ka gënjyer për qëllimin e fluturimit”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi: Do të punojmë për kompromis me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfaqi shpresën se në të ardhmen e afërt do të nisë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për pajtim mdis dy vendeve. "Bashkimi Evropian kërkon nga të gjithë ne që t'i mbyllim të gjitha çështjet e hapura dhe mendoj se marrëveshja për normalizim është kruciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin", tha Thaçi. Ai bëri këto komente për gazetarët në Budvë të Malit të Zi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

HRW kërkon të bojkotohet Kupa e Botës në Rusi

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të bojkotojnë ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ndërmerr hapa për të mbrojtur civilët sirianë. Kampionati nis muajin e ardhshëm. Rusia, e cila është nikoqire e tij për herë të parë, është mbështetëse e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi. Human Rights Watch tha se përgjegjësia e Moskës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Përkujtohet 19-vjetori i masakrës së Dubravës

Sot është shënuar 19 vjetori i masakrës së Dubravës, e cila cilësohet si një nga masakrat më të mëdha kundër shqiptarëve që ndodhën në Kosovë. Të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve kanë bërë homazhe në ambientet e burgut aty ku 19 vjet më parë u vranë 160 të burgosur. Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kjo ngjarje përbën një nga tragjeditë më të mëdha, autorët e së cilës ende janë të lirë. “Në përvjetorin e masakrës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Duma ruse miraton projekligjin kundër sanksioneve të huaja

Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka miratuar më 22 maj në lexim të tretë projekligjin që parasheh marrjen e kundërmasave për sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera që kanë cak Rusinë. Projektligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus dhe Këshilli Federal, para se të nënshkruhet si ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin. Legjislacioni i propozuar i jep autoritet Qeverisë ruse për të ndaluar tregtinë në disa produkte me shtetet që “zbatojnë hapat armiqësorë ndaj Rusisë”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arta Rama-Hajrizi fiton edhe një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese

Arta Rama-Hajrizi ka fituar edhe një tjetër mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. “Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Mandatin e dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese, Rama-Hajrizi do ta fillojë më 26 qershor 2018... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stategjia e Trumpit ka shënuar "përparim të lehtë" në luftën në Afganistan

Strategjia e re e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për Afganistanin ka arritur përparim të lehtë kundër kryengritjes së talibanëve nga muaji gusht dhe shteti vazhdon të konsiderohet “i rrezikshëm e i paqëndrueshëm” edhe pas 17 vjetëve të luftës, thuhet në raportin e një vëzhguesi qeveritar amerikan. Përfundimet e tri agjencive mbikqyrëse amerikane më 21 maj janë në kundërshtim me deklarimet e Pentagonit se forcat afgane me mbështetjen amerikane kanë “ndryshuar kahjen” e luftës kundër talibanëve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra gazetarë do të marrin pjesë në mbylljen e zonës së testimeve bërthamore në K. Veriore

Dhjetëra gazetarë nga mediat Perëndimore dhe ato kineze kanë arritur në Korenë Veriore të martën për të qenë dëshmitar në mbylljen e zonës së testimeve bërthamore. Koreja Veriore ka ftuar një mori mediash për të dëshmuar mbylljen e zonës Punggye-ri këtë javë mirëpo jo edhe ekspertë teknikë, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për “mbyllje të përhershme dhe të pakthyeshme e cila mund të inspektohet plotësisht”. Oferta e Koresë Veriore të izoluar për të mbyllur zonën e testimeve bërthamore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të paktën 14 policë afganë janë vrarë pas sulmeve të talibanëve

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 14 zyrtarë policorë janë vrarë në disa sulme të talibanëve në provincën Ghazni. Anëtari i këshillit provincial, Hassan Reza Yusufi, ka thënë se shtatë zyrtarë janë vrarë në një sulm të distriktin Dih Yak. Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Arif Noori ka thënë se shtatë zyrtarë të tjerë janë vrarë në distriktin Jaghatu. Yusufi ka thënë se sulmet kanë nisur më 21 maj dhe luftimet kanë vazhduar edhe më 22 maj. Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se grupi është përgjegjës për sulmin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë ambasadorë largohen nga Venezuela pas fitores së Maduros

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është duke u përballur me pakënaqësi ndërkombëtare pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar si udhëheqës i shtetit, pavarësisht bojkotimit të rezultatit nga opozita. Si shenjë proteste, 14 shtete duke përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë kanë kërkuar largimin e ambasadorëve të tyre nga Karakasi. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ekonomike pas zgjedhjeve të së dielës. Venezuela po përballet me mungesë të ushqimit për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjykata turke dënon 104 ish-ushtarë me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 104 ish-oficerë ushtarakë për shkak të përfshirjes së tyre në tentimet e dështuara për puç, ka raportuar media shtetërore. Atyre u janë dhënë “dënime më të ashpra”, të cilat do t’i përballin të burgosurit me kushte më të këqija të jetës në krahasim me të burgosurit e tjerë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë më herët se mbështet rikthimin e ndëshkimit me vdekje për organizatorët e grushtshtetit. Puçi i dështuar kundër Erdoganit... Читать дальше...