World News in Albanian
Июль
2018

Новости за 12.07.2018

Evropaelire.org 

Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës ku filloi konflikti në Siri

Forcat e Qeverisë Siriane janë duke rimarrë kontrollin e një pjese të Deras, zonë e kontrolluar nga rebelët, njëherësh vendi ku ka nisur pakënaqësia kundër presidentit të këtij shteti, Bashar al-Assad. Trupat e shoqëruar nga policia ushtarake ruse, kanë zyrë në këtë zonë dhe kanë ngritur flamurin, ka raportuar media shtetërore. Rebelët është raportuar të kenë pranuar dorëzimin, në këmbim të amnistisë apo rrugës së lirë drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë. Ushtria ka fituar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Puigdemont mund të përballet me ekstradim në Spanjë

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, që jeton në ekzil, mund të ekstradohet në Spanjë, ka vendosur një gjykatë në Gjermani. Puigdemont ka ikur drejt Belgjikës, disa ditë pas dështimit të deklarimit të pavarësisë së Katalonjës nga Spanja në muajin tetor dhe është arrestuar më pas në Gjermani. Gjykata gjermane ka miratuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat spanjolle për keqpërdorim të fondeve publike, por jo edhe për akuzën për rebelim. Prokurorët gjermanë do të duhet të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Autoritetet turke ndalojnë 16 persona të dyshuar për terrorizëm

Autoritetet turke kanë ndaluar 16 persona në zonat juglindore të Turqisë të banuara nga kurdët, pas dyshimeve për lidhje me terrorizëm, ka njoftuar zyra e guverantorit lokal të enjten, transmeton Reuters. Një burim i sigurisë ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona me kombësi franceze. Të 16-të personat janë ndaluar pas operacioneve kundër “militantëve” të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në juglindje të provincës Sirnak, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Serena Williams siguron finalen në Wimbeldon

Tenistja, Serena Williams ka arritur në finalen e saj të 10-të në Wimbeldon, të 30-tën në të gjithë turnetë Grand Slam dhe të parën prej kur është bërë nënë, 10 muaj më parë. Williams ka dominuar në gjysmëfinalen e së enjtes, duke mundur gjermanen, Julia Goerges me rezultat 6-2, 6-4 në sete. Williams do të përballet me tenisten po ashtu gjermane, Angelique Kerber, të shtunën, me të cilën kishte garuar edhe në një tjetër finale më 2016. Kerber ka siguruar fitore në garë me tenisten Jeļena Ostapenko... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Khan: Protestat kundër Trumpit duhet të jenë "paqësore"

Protestat në Londër kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump duhet të jenë “paqësore”, ka thënë kryetari i Londrës, Sadiq Khan të enjten, pasi lideri amerikan ka arritur në kryeqytetin britanik, transmeton Reuters. “Mesazhi im për ata që protestojnë në Londër është që ato duhet të jenë paqësore. Ata që kanë qëllim shkaktimin e problemeve dhe shkeljen e ligjit, unë iu them se nuk janë të mirë se ardhur”, ka thënë ai përmes një deklarate. Khan, anëtar i Partisë Laburiste, që aktualisht është në opozitë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj pret në takim krerët e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojçiq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social. Lista Serbe përfaqësohet me një zëvendëskryeministër, tre ministra dhe disa zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës. Por, ministrat... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Asociacioni, ndërmjet Kushtetutës dhe negociatave politike

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe ka mbetur peng i kërkesave politike të përfaqësuesve politikë të bashkësisë serbe në Kosovë, përballë verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të dhjetorit të vitit 2015, ku thuhet se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin e vitit 2015, në disa pika nuk është në harmoni me Kushtetutën e vendit, vlerësojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe njohës të çështjeve juridike kushtetuese.  Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump pret thirrje nga Irani

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai pret në të ardhmen të pranojë thirrje nga zyrtarët iranianë, të cilët do të kenë ofertë për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Uashingtoni. Duke folur në një konferencë për media gjatë samitit të NATO-s në Bruksel më 12 korrik, Trump ka thënë se Teherani është duke trajtuar tani SHBA-në, “me më shumë respekt sesa në të kaluarën”. “E di se ata janë duke u përballur me shumë probleme dhe se ekonimia e tyre është duke falimentuar”, ka thënë Trump. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: Putin "konkurent" dhe jo "armik"

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin është “konkurent” dhe jo mik apo armik, gjatë një konferencë të mbajtur në samitin e NATO-s, më 12 korrik. Duke foluar pak para mbajtjes së samitit të parë bilateral me Putinin, ai ka thënë se nuk mund të flaës se çfarë do të ndodhë me Krimenë, teksa është pyetur nëse do të pranojë vendimin e Rusisë për aneksimin e atij rajoni.

Evropaelire.org 

BE do të analizojë planin e Britanisë për Brexit

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se BE-ja do të rishikojë planin e fundit të Qeverisë Britanike rreth çështjeve tregtare, para se ky shtet të largohet nga blloku, transmeton Reuters. “Do të analizojmë planin për Brexit së bashku me vendet tjera anëtare duke u bazuar në udhëzimet e Komisionit Evropian”, ka njoftuar ai përmes një postimi në Twitter. “Oferta e BE-së përbën marrëveshjen ambicioze për tregti të lirë plus bashkëpunim në fusha të ndryshme, duke përfshirë partneritetin në aspektin e sigurisë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria feston ftesën për në NATO, opozita dyshon

Qeveria e Maqedonisë ka thënë se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, do të vazhdojë me përkushtim në realizimin e obligimeve deri në konkretizimin e ftesës me anëtarësim të plotë në aleancë. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur në zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, nga e cila edhe varet procesi i anëtarësimit. Procesi duhet të pasojë me referendumin dhe ndryshimet kushtetuese. “Unë jam i bindur se populli ynë fuqishëm do ta mbështesë këtë të ardhme, pasi këtë e meritojmë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Opozita nuk beson se Maqedonia mori ftesë për anëtarësim në NATO

Qeveria e Maqedonisë ka thënë se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, do të vazhdojë me përkushtim në realizimin e obligimeve deri në konkretizimin e ftesës me anëtarësim të plotë në aleancë. Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur në zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, nga e cila edhe varet procesi i anëtarësimit. Procesi duhet të pasojë me referendumin dhe ndryshimet kushtetuese. “Unë jam i bindur se populli ynë fuqishëm do ta mbështesë këtë të ardhme, pasi këtë e meritojmë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Muze dhe film në ambientet e shpellës në Tajlandë

Shpella në veri të Tajlandës, në të cilën ishin bllokuar 12 djem dhe trajneri i tyre i fubollit për më shumë se dy javë pritet të kthehet në muze. Zyrtarët e shpëtimit kanë thënë se muzeu do të tregojë si ka ndodhur shpëtimi, duke pretenduar se i njëjti mund të jetë “atraksion i madh” për Tajlandën. Të paktën dy kompani filmike janë duke shqyrtuar mundësinë e tregimit të ngjarjes përmes shiritit filmik. Grupi tashmë i shpëtuar është duke u trajtuar në spital. Në një video të publikuar djemtë duken me shëndet dhe disponim të mirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zjarrfikësit e Kosovës protestojnë në Prishtinë

Zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave.  “Ne jemi shpëtimtarë dhe ne shpëtojmë jetë”, janë dëgjuar brohoritjet e zjarrfikësve gjatë protestës. Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së zjarrfikësve, ka treguar se në mesin e kërkesave janë edhe që të rregullohet statusi i zjarrfikësit, të definohen kompetencat menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore dhe të bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Moon: Kritikat e verikoreanëve për SHBA-në, pjesë e "strategjisë"

Presidenti jugkorean, Moon Jae-in ka thënë të enjten se kritikat e Koresë Veriore për Shtetet e Bashkuara, pas negociatave për denuklearizim, kanë qenë pjesë e strategjisë dhe negociatat në mes këtyre dy vendeve janë kthyer sërish, transmeton Reuters. Koreja Veriore ka akuzuar të shtunën Shtetet e Bashkuara për kërkesa të tipit të “gangsterëve”, duke kundërshtuar deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka thënë se armiqtë e vjetër kanë shënuar përparim. Duke folur në Singapor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: Aleatët e NATO-s ranë dakord për të rritur shpenzimet në mbrojtje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendet e tjera të NATO-s janë pajtuar t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, pas kritikave që ua bëri në samitin në Bruksel. Duke folur të enjten, pas një takimi urgjent të aleatëve, Trump tha se udhëheqësit e disa shteteve anëtare janë pajtuar që të arrijnë më shpejt cakun e shpenzimeve në mbrojtje, që është 2% e bruto-prodhimit vendor. Aleatët e NATO-s, në vitin 2014, janë pajtuar që ta arrijnë këtë cak deri në fund të vitit 2024. Trump... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia zotohet për investim në sektorin e naftës së Iranit

Ali Akbar Velayati, këshilltari i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin të enjten ka qenë “shumë konstruktiv dhe miqësor”, dhe se Moska do të investojë në sektorin e naftës iraniane, transmeton Reuters. “Lideri ynë (Khamenei) vlerëson përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë si partner strategjik. Kjo rrugë do të vazhdojë, Rusia është e përgatitur për të investuar në sektorin e naftës së Iranit”, ka thënë Valayati, për televizionin shtetëror iranian në Moskë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Minatorët, si opsion të grevës, shohin edhe futjen në minierë

Minatorët e "Trepçës" kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara. Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave. (Video: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Greva e minatorëve

Minatorët e Trepçës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës dhe kanë paralajmëruar se do t'i intensifikojnë protestat nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Evropaelire.org 

Haradinaj: Sivjet liberalizimi, por ka edhe disa javë punë

Kosovës nuk i rrezikohet liberalizimi i vizave, por çështja mbetet nëse do të ketë liberalizim gjatë vjeshtës apo në fund të vitit, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një konference për media, ku foli edhe në lidhje me disponimin aktual të liderëve të vendeve të BE-së, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Duke u ndalur tek takimi i zhvilluar në Londër me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Haradinaj tha se Merkel ishte mjaft e kujdesshme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ministrit gjerman i kërkohet dorëheqja pas vetëvrasjes së afganit të dëbuar

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i njohur për retorikën e tij kundër migrantëve është nën presion për të dhënë dorëheqje, pas vetëvrasjes së një afgani, i cili është dëbuar nga Gjermania. Partitë opozitare në Gjermani i kanë bërë thirrje Seehofer të japë dorëheqje një ditë pasi autoritetet afgane kanë thënë se migranti 23 vjeçar ka vrarë veten në Kabul më 10 korrik. Vdekja e tij ka ardhur pasi Gjermania ka kthyer 69 azilkërkues në Afganistan më 4 korrik. Migranti është detyruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

NATO në takim të paplanifikuar pas kritikave të Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përsëriti kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, në një samit të aleancës në Bruksel, gjë që çoi në një takim të paplanifikuar vetëm të aleatëve. Reuters citon dy burime të kenë thënë se Trump i kritikoi aleatët e NATO-s në lidhje me shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe praktikat tregtare evropiane. Raportohet se ai i bëri komentet në një sesion me dyer të mbyllura, i cili ka qenë e paraparë të përqëndrohet në sigurinë në rajonin e Detit të Zi. Sipas agjencisë Reuters... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës në Afganistan

Rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë dhjetë njerëz në verilindje të Afganistanit dhe shkatërruan rreth 300 shtëpi. Helikopterë dhe ekipe shpëtimi shkuan në provincën Panjshir, ku ndodhi katastrofa. Omar Mohammadi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar njerëz të bllokuar nën rrënoja, në qarkun Khinj. Panjshiri, i cili ndodhet rreth 140 kilometra në veri të Kabulit, është zonë turistike dhe njihet për majat me borë. Afganistani... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kroacia nis përgatitjet për finalen e Botërorit

Kroacia nisi përgatitjet për finalen e parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, pasi mposhti Anglinë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e së mërkurës. Në finalen e 15 korrikut, ajo do të përballet me Francën, në stadiumin Luzhniki të Moskës. Kjo është hera e parë në histori që Kroacia arrin një sukses të tillë. “Po përgatitemi për finale. Franca ka pasur një ditë shtesë për t’u rikuperuar, por për ne nuk ka justifikime”, tha trajneri kroat, Zllatko Dalliq. Franca arriti finalen, pasi në ndeshjen e së martës skualifikoi Belgjikën.