World News in Albanian
Июль
2018

Новости за 24.07.2018

Evropaelire.org 

Trump i “shqetësuar” se Rusia mund të ndihmojë demokratët në zgjedhjet e nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se beson se Moska do të tentojë të ndikojë në zgjedhjet e Kongresit, që do të mbahen në nëntor, në favor të demokratëve dhe jo në favor të bashkëpartiakëve të tij republikanë, edhe pse komuniteti i inteligjencës amerikane ka ardhur në përfundim se Rusia ka tentuar që t’i ndihmojë Trumpit që të fitojë zgjedhjet presidenciale. “Jam shumë i shqetësuar se Rusia do të luftojë fuqishëm që të ketë ndikim në zgjedhjet e ardhshme. Bazuar në faktin se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel bisedon me Lavrovin për Sirinë dhe Ukrainën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është takuar sot në Berlin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe shefin e ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, për të diskutuar për konfliktin në Siri dhe Ukrainë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka njoftuar përmes një deklarate zëdhënësja e Merkelit, Ulrike Demmer, duke shtuar se ky takim ishte caktuar gjatë një bisede telefonike mes Merkelit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar. “Në fokus të bisedimeve ka qenë situata në Lindjen e Mesme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Greqi

Është rritur numri i viktimave nga zjarret pranë qytetit grek të Athinës. Autoritetet kanë thënë se nga zjarret, që nisën më 23 korrik, të paktën 74 persona kanë vdekur. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 26 personave, shumica të rinj, të cilët kanë vdekur nga zjarret. Autoritetet greke i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë. Zyrtarët thanë se flakët shpërthyen në Mati, në lindje të Athinës, më 23 korrik dhe shpejt u shpërndan edhe jashtë këtij fshati. Nga zjarret u kaplua edhe qyteti Rafina... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me presidenten e Senatit italian, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën ka biseduar për mbështetjen e Italisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti. Veseli, i cili gjendet në një vizitë në Itali, tha se Casellati i ka dhënë përkrahjen e shtetit italian në të gjitha drejtimet. Kryeparlamentari ka kërkuar mbështetjen e Senatit italian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në anën tjetër, presidentja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia kundërshton sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit

Turqia u ka thënë zyrtarëve amerikanë se kundërshton sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe se nuk është e obliguar që t’i zbatojë ato. Kështu ka deklaruar sot, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu. “Ne nuk duhet t’i përmbahemi sanksioneve të vendosura nga një shtet për një shtet tjetër. Po ashtu, ne nuk na duken korrekte këto sanksione”, deklaroi Cavusoglu gjatë një konference në Azerbajxhan. “Kemi pasur takime me Shtetet e Bashkuara në Ankara dhe ua kemi thënë haptazi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bllokada e opozitës së përçarë

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, në një varg seancash të kohëve të fundit, nuk kanë shënuar pjesëmarrjen për votimin e ligjeve të ndryshme nga legjislativi. Përfaqësuesit e partive opozitare, thonë se Kuvendi i Kosovës asnjëherë nuk ka pasur opozitë më të fuqishme sesa në legjislaturën e tanishme, në kuptimin e numrit të madh të votave që përfaqësojnë. Driton Selmanaj, deputet i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mospjesëmarrja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

May: Unë do të udhëheq negociatat për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo do të udhëheqë bisedimet me Bashkimin Evropian, duke zhvendosur fokusin e departamentit të Brexit-it drejt përgatitjes për largimin e Britanisë nga blloku. Një njësi e posaçme brenda zyrës së May ka marrë pjesë në bisedimet për Brexit muajt e fundit dhe njoftimi i sotëm vetëm sa formalizuar ndryshimin, sa i përket personit që tash do të marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e negociatave, raporton agjencia Reuters. “Unë do të udhëheq negociatat me Bashkimin Evropian... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Erdogan: Izraeli është shteti më racist në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar Izraelin, duke e cilësuar si shtetin më racist në botë. Presidenti turk ka thënë se shpirti i Adolf Hitlerit është “ringjallur”, pasi Izraeli miratoi një ligj ku thuhet se ky shtet është atdhe i veçantë për popullin hebre. “Nuk ka asnjë dallim në mes të obsesionit të Hitlerit me racën arjane dhe këndvështrimit të lidershipit të Izraelit se ata kjo tokë e lashtë u takon vetën hebrenjve”, u shpreh Erdogan, raporton DPA. “Shpirti i Hitlerit, i cili çoi botën në një katastrofë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pakujdesia që çon në vdekje

Shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i shenjave në trafik, po vazhdojnë të shkaktojnë aksidente fatale në rrugët e Kosovës. Policia e Kosovës thotë se ka rritur masat e ndëshkimeve dhe po punon në sensibilizimin e qytetarëve. Vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2018, janë raportuar 44 viktima. (Pamje: Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Ekspertët: Referendumi të përfshijë marrëveshjen për emrin

Partitë politike nuk bëjnë të ditur nëse do të ketë takim të ri, apo përpjekje për arritje të marrëveshjes për referendumin pas dështimeve të bisedimeve të ditës së hënë. Dallimet kanë të bëjnë me pyetjen dhe formën e referendumit. LSDM-ja në pushtet kërkon që pyetja të jetë e lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE ndërsa VMRO-ja e opozitës kërkon që pyetja të ketë për bazë ndryshimin e emrit të shtetit, që është edhe esenca e marrëveshjes me Greqinë. Njohësit e çështjeve politike, thonë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosovari i KFOR-it

Gent Këpuska kishte shkuar si foshnje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tani është duke shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kampin Bondsteel në Kosovë.

Evropaelire.org 

Thaçi fton sërish partitë parlamentare që të përfshihen në dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri sërish thirrje partive parlamentare që të marrin përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe ligjore në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se Kosova në këtë fazë përmbyllëse të dialogut, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të bëhet përmes njohjes reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ai tha se në fund të procesit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Së paku 60 të vdekur nga zjarret në Greqi

Së paku 60 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës. Autoritetet i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë. Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius dhe erëra të forta. (Video: Zjarret në Greqi) Zjarrëfikësit raportuan për më shumë se 100 njerëz të plagosur, disa prej tyre në gjendje serioze. Sipas disa raporteve, më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar. Kryeministri i Greqisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zjarre vdekjeprurëse në Greqi

Së paku 60 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.Autoritetet i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius dhe erëra të forta. (Video: Reuters)

Evropaelire.org 

Izraeli rrëzoi një avion sirian që shkeli hapësirën e tij ajrore

Ushtria e Izraelit tha se ka rrëzuar një aeroplan të Sirisë që ka depërtuar në hapësirën e saj ajrore. "Dy raketa Patriot kanë goditur avionin luftarak të Sirisë, Sukhoi, i cili ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit", tha përmes një deklarate Forca e Mbrojtjes e Izraelit. Sipas saj, avioni sirian ka hyrë dy kilometra në hapësirën ajrore të Izraelit. Sipas disa njoftimeve të pakonfirmuara, piloti është vrarë. Siria nuk ka dalë ende me ndonjë reagim.

Evropaelire.org 

Ozil - futbollisti që nxiti debat për racizmin, integrimin dhe diversitetin

Vendimi i futbollistit gjerman, Mesut Ozil, për të lënë ekipin kombëtar për shkak të, siç ka thënë, “racizmit dhe mosprespektimt të rrënjëve të tij turke”, ka nxitur debat publik për marrëdhëniet e Gjermanisë me komunitetin më të madh imigrant. Politikani gjerman me origjinë turke, Cem Ozdemir, tha se do të jetë e vështirë për kreun e Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, të mbetet në detyrë, duke shtuar se largimi i Ozilit mirëpritet vetëm nga ata që e kundërshtojnë diversitetin.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qindra të zhdukur pas rrëzimit të digës në Laos

Qindra njerëz figurojnë të zhdukur dhe disa kanë vdekur pasi një digë, në ndërtim e sipër, u rrëzua në Laos, shtet në Azinë Juglindore. Rënia e digës hidroelektrike në provincën Atapeu shkaktoi përmbytje të mëdha në gjashtë fshatra, tha agjencia e lajmeve Lao. Sipas burimit të njëjtë, mbi 6,600 njerëz kanë mbetur pa shtëpi. "Fatkeqësia ka marrë disa jetë njerëzish dhe ka lënë të zhdukur qindra", tha agjencia Lao. Arsyeja për rrëzimin e digës nuk është ende e qartë. Ndërtimi i saj ka filluar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq e kundërshton Pacollin: Nuk dhurojmë armë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës. "Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç'kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Autoritetet në Prishtinë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani paralajmëron kundërmasa nëse SHBA ia bllokon naftën

Irani do të përgjigjet me kundërmasa të barabarta nëse Shtetet e Bashkuara bllokojnë eksportet e tij të naftës, tha Ministria e Jashtme iraniane. "Nëse Amerika dëshiron të bëjë hap serioz në këtë drejtim, ajo do të përballet me kundërmasa të barabarta nga Irani", tha zëdhënësi i Ministrisë, Bahram Qassemi. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar edhe nga vendet e tjera që të ndalojnë blerjen e naftës nga Irani, nisur nga nëntori, ose, në të kundërtën, do të përballen me pasoja. Paralajmërimi është bërë pasi presidenti amerikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump shqyrton t'ua heqë autorizimin formal ish-zyrtarëve të Obamës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke shqyrtuar t'ua heqë autorizimin formal gjashtë ish-zyrtarëve të inteligjencës dhe të sundimit të ligjit, të cilët kritikojnë shpesh presidentin, tha Shtëpia e Bardhë. Të gjashtit i përkasin administratës së ish-presidentit Barack Obama dhe përfshijnë: ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan, ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, ish-drejtoin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Michael Hayden... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koreja V. nis çmontimin e një objekti të raketave balistike

Imazhet satelitore, të para nga grupi i monitoruesve në SHBA "38 North", tregojnë se Koreja e Veriut ka nisur çmontimin e disa objekteve kyçe në vend, që janë përdorur për zhvillimin e motorëve të raketave balistike. Një gjë e tillë shihet si hapi i parë drejt përmbushjes së premtimit që lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka bërë presidentit amerikan, Donlad Trump, në muajin qershor. Dy liderët janë takuar në Singapor, ndërsa Trump ka thënë atëbotë se Kim ka premtuar se do të shkatërrojë një objekt të motorëve raketorë "shumë shpejt". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dhjetëra të vdekur nga zjarret në Greqi

Së paku 50 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës. Autoritetet i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë. Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius dhe erëra të forta. Zjarrëfikësit raportuan për më shumë se 100 njerëz të plagosur. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t'u kthyer në Athinë, ndërsa kërkoi ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Detyrat e Kosovës para vendimit final për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, theksojnë se pavarësisht marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, për liberalizimin e vizave, institucionet përgjegjëse, do të vazhdojnë përkushtimin e tyre në forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rekomandimi pozitiv, nuk nënkupton edhe përmbylljen e gjithë procesit të liberalizimit të vizave, ngase deri te vendimi final, procedurat kërkojnë miratimin e këtij rekomandimi edhe nga dy instanca të BE-së... Читать дальше...