World News in Albanian
Май
2024
26
27
28
29
30
31

Новости за 03.05.2024

Evropaelire.org 

Gazetari i plagosur thotë se policia gjeorgjiane përdori plumba gome kundër protestuesve

Mbi dhjetë persona në Tbilisi më 2 maj kërkuan trajtim për lëndimet e pësuara, pas valës së re të protestave kundër ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”. Një gazetar ka treguar plagët që ai ka thënë se i janë shkaktuar nga plumbat e gomës, por Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur plumba për t’i shpërndarë turmat. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Evropaelire.org 

Pena "nën presion": Pushteti duartroket lirinë e shprehjes

Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet në rrjetet sociale, thonë përfaqësues dhe studiues mediash. Ndërhyrjen e tillë të Qeverisë e konfirmojnë edhe disa raporte ndërkombëtare, ndërsa partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje - i hedh poshtë këto pohime, duke i cilësuar si të pabaza.

Evropaelire.org 

Heshtja e shtypit: Harta globale e gazetarëve të burgosur

Mbi 300 gazetarë janë të burgosur në mbarë botën. Ata janë burgosur nën akuza që variojnë nga shkelja e censurës deri te fyerja e feve dhe shpifja. Eksploroni hartën për ta zbuluar numrin e gazetarëve prapa hekurave në çdo vend dhe akuzat (nëse kanë) me të cilat ata përballen.

Evropaelire.org 

Indeksi i lirisë së shtypit: Renditja e Kosovës ndër vite

Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak.

Evropaelire.org 

Si është të jesh gazetar nën sundimin e talibanëve

Gazetarët në Afganistan, jo vetëm që përballen me kufizime se cilat çështje mund t’i mbulojnë, por ata janë gjithashtu shumë të kufizuar për mënyrën se si raportojnë dhe kë mund të intervistojnë.

Evropaelire.org 

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve?!

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, thotë se “vigjilenca digjitale” e njerëzve në pushtet, të lidhur me pushtetin ose mbështetës të tij, është e pranishme në të gjitha platformat sociale dhe përdoret për të denigruar gazetarët kritikë ndaj Qeverisë, por edhe kundërshtarët e tjerë.