World News in Albanian
Май
2024

Новости за 20.05.2024

Evropaelire.org 

Policia mbyll objekte financiare serbe në veri

Gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë janë mbyllur nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Policia tha se aksioni u zhvillua me qëllim të “vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë” në të gjithë territorin e Kosovës. Këto institucione financiare serbe, sipas institucioneve të Kosovës, kanë vepruar ilegalisht në veri të Kosovës. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)

Evropaelire.org 

Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor

Maqedonia e Veriut në vazhdimësi ka marrë kritika për politizimin e institucioneve dhe ndryshimet në Kodin Penal që kanë liruar nga gjykimi dhe paraburgimi shumë ish-zyrtarë të akuzuar për vepra të rënda penale.

Evropaelire.org 

Reagime nëpër botë pas vdekjes së presidentit iranian

Iranianët dhe liderët botërorë kanë reaguar pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, dhe ministrit të tij të Jashtëm. Media shtetërore raportoi se ata të dy vdiqën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në veriperëndim të Iranit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Evropaelire.org 

Rrëzimi i helikopterit: Gjenden trupat e presidentit dhe ministrit iranian

Pas shumë orësh kërkimi dhe në mot të lig, ekipet e shpëtimit në Iran kanë gjetur trupat e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, dhe disa personave të tjerë që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit, që raportohet se ndodhi si pasojë e motit të lig.

Evropaelire.org 

Fotografitë e javës

Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 19-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Evropaelire.org 

Presidenti iranian vdes nga rrëzimi i helikopterit

Ekipet e shpëtimit zhvilluan një operacion kërkimi të trupave në vendin ku helikopteri që po bartte presidentin iranian, Ebrahim Raisi, u rrëzua në një zonë malore të mbuluar nga mjegulla në veriperëndim të Iranit, më 20 mars.

Evropaelire.org 

Kush ishte ministri i Jashtëm i Iranit?

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, një figurë konservatore që gëzonte mbështetjen e Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), vdiq në moshën 60-vjeçare.