World News in Albanian
Май
2024

Новости за 15.05.2024

Evropaelire.org 

Gjeorgjianët që protestuan pushohen nga puna

Tre gjeorgjianë i kanë treguar projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si janë pushuar nga puna apo janë përballur me trysni për të dhënë dorëheqje, pasi kanë kritikuar Qeverinë në internet, apo u janë bashkuar protestave kundër projektligjit të kontestueshëm për “agjentët e huaj”. Protestuesit dhe opozita thonë se projektligji mund t’i kufizojë liritë qytetare dhe të rrezikojë përpjekjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. (Përgatiti: Trim Haliti)

Evropaelire.org 

Atentat i armatosur ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico

Një sulmues i armatosur plagosi kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico. Kabineti i Ficos konfirmoi plagosjen dhe tha se jeta e tij është në rrezik. Atentatori u arrestua në vendngjarje. Motivet e atentatit ende nuk janë bërë të ditura.

Evropaelire.org 

Kush, sa qëndroi në krye të Qeverisë së Kosovës?

Tetë kryeministra e kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës në 11 mandate që nga përfundimi i luftës. Më së gjati në krye të ekzekutivit ka qëndruar Hashim Thaçi, gjatë mandatit të tij të dytë. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjëri shef Qeverie nuk e ka çuar deri në fund mandatin kushtetues katërvjeçar.

Evropaelire.org 

Gara e burrave gjermanë me gishtërinjtë më të fortë

Me gjithë rrezikun nga nxjerrja e gishtave nga vendi dhe tendosjes së muskujve, më shumë se 150 burra bavarezë u mblodhën për të garuar në kampionatin e veçantë kombëtar të Gjermanisë "Fingerhakeln", ose “Mundja me gishtërinj”.