World News in Albanian
Май
2025

Новости за 21.05.2025

Evropaelire.org 

Irani ngul këmbë se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit, duke e përsëritur qëndrimin e ashpër të republikës islamike në prag të rundit të ri të bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se “e kam thënë më parë dhe po e përsëris: pasurimi i uraniumit në Iran do të vazhdojë - me ose pa marrëveshje”, raportoi televizioni shtetëror. Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar disa runde bisedimesh... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune - në Gjermani dhe në Zvicër. Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit. Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën. “Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Britaninë

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe. Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski. Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende. Autoritetet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë

Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si "shqetësuese dhe tronditëse". "Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët", tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit. Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së. Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli, të mërkurën. “Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dodik thërret për bisedime mbi "Dejtonin 2.0"

Më 21 maj, në Banja Llukë nisi një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska (RS), ku mes tjerash po diskutohet edhe për një projektligj që parashikon ndalimin e financimit të partive politike nga buxheti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe nga komunat në RS. Ky propozim vjen gati një muaj pas vendimit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, më 24 prill, për të ndalur pagesat nga buxheti në të gjitha nivelet për dy parti politike: Aleancën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vijon ngërçi: As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Të mërkurën, ligjbërësit refuzuan për të njëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Palestinezët e uritur në pritje të ndihmave në Gazë

Izraeli nisi të hënën të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë - duke thënë se ishte përballur me trysni ndërkombëtare për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke. Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, deklaroi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mjekët pa Kufij: Izraeli po lejon sasi mjerisht joadekuate ndihmash në Gazë

Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekët pa Kufij. Izraeli po përballet me trysni masive ndërkombëtare për të hequr dorë nga fushata e tij e ashpërsuar ushtarake dhe për të lejuar ndihmat në Gazë, ku agjencitë humanitare thonë se një bllokadë totale ka shkaktuar mungesa kritike të ushqimeve dhe të ilaçeve, raporton AFP. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën. Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale. Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”... Читать дальше...