Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Banorët e Bazelit kanë votuar të dielën për të miratuar financimin publik të festivalit të këngës Eurovision që në vitin 2025 do të mbahet në qytetin e tyre. Rezultatet preliminare sugjerojnë se shumica e banorëve kanë pranuar që të merret një kredi prej 40 milionë eurosh për të financuar edicionin e 69-të të festivalit në maj të vitit tjetër. Fondet do të përdoren për të organizuar festivalin, përfshirë akomodimin e pjesëmarrësve, por edhe për zgjerim të transportit publik lokal. Në mesin e votuesve... Читать дальше...