World News in Albanian
Июль
2019

Новости за 06.07.2019

Evropaelire.org 

Varrosen marinarët që vdiqën nga zjarri në një nëndetëse ruse

Në Rusi janë varrosur 14 marinarët rusë, që humbën jetën nga një zjarr në një nëndetëse kërkimore. Të 14 marinarët u varrosën në një varrezë në Shën Pertersburg. Autoritetet kanë ndaluar mediat që të përcjellin ceremoninë mortore, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të marinës ruse. Autoritetet ushtarake dhe qeveritare kanë dhënë pak detaje për incidentin që ndodhi më 1 korrik. Kjo konsiderohet si fatkeqësia më e madhe ujore në Rusi në vitet e fundit.  Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje lidhur me nëndetësen ku ka ndodhur incidenti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Diplomacia e Kosovës nën hijen e emërimeve politike

Shërbimi i jashtëm i Kosovës ose përfaqësuesit diplomatikë të saj, konsiderohet se janë fytyra e vendit e cila përfaqësohet në botë. Prandaj, mungesa e kuadrove profesioniste në këtë shërbim, reflekton negativisht imazhin e vendit dhe statusin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, vlerësojnë njohës të fushës së diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për më shumë, ata thonë se shërbimi i jashtëm i Kosovës, aktualisht mund të përshkruhet si i ngarkuar tej mase me kuadër politik me mungesë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi: Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin në Sarajevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njofton se Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që do të mbahet më 8 korrik në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes është “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”. “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut e akuzon një student australian për “spiunazh”

Koreja e Veriut thotë se një student nga Australia – që është arrestuar disa ditë më parë dhe më pas është liruar – ka spiunuar për disa mediume. Alek Sigley, 29 vjeç, u raportua si i humbur në fundin e muajit qershor, por u lirua të enjten, pasi zyrtarët suedez në Phenjan u takuan me përfaqësuesit e Qeverisë së Koresë së Veriut. NK News, në prej ueb faqeve që ka publikuar shkrimet e këtij studenti, ka hedhur poshtë pretendimet e Phenjanit se studenti australian ka spiunuar, transmeton BBC. ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale, peng i bisedave të përgjuara të zyrtarëve

Përdorimi i bisedave të përgjuara telefonike si dëshmi në proceset gjyqësore dhe ato të ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017, janë dallimet kryesore mes partive në pushtet dhe opozitë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me propozim-ligjin e Prokurorisë Speciale, që po heton të gjitha shpërdorimet që dyshohen të jenë bërë nga pushteti i kaluar, e që kanë si bazë atë që njihet si ‘aferë e përgjimeve’. VMRO-DPMNE-ja në opozitë kërkon që propozimi të mos parashohë përdorimin e përgjimeve si dëshmi kundër zyrtarëve të saj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një delegacion afgan merr pjesë në bisedimet për paqe

Një delegacion afgan, ku përfshirën dhjetëra anëtarë të elitës politike të vendit dhe shoqërisë civile kanë udhëtuar nga Kabuli për në Doha të Katarit, për të marrë pjesë në bisedimet që fokusohen në përpjekjet për paqe në Afganistan. Delegacioni, i cili nuk përfshinë përfaqësues të Qeverisë, pritet të takohet me zyrtarët talibanë, gjatë Konferencës dyditore të Dialogut ndër-afgan, që nis më 7 korrik. Takimi, që ndërmjetësohet nga Katari dhe Gjermania, do të mbahet pas takimeve të ndara ndërmjet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IAEA do të diskutojë për programin bërthamor të Iranit

Agjencia për Energji Bërthamore (IAEA) do të mbajë një mbledhje të posaçme javën e ardhshme, mbi programin bërthamor të Iranit. Kjo mbledhje do të mbahet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, pasi Teherani tha se ka shkelur disa prej pikave të marrëveshjes bërthamore. Një zëdhënës i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara tha se takimi i bordit të guvernatorëve do të mbahet më 10 korrik në Vjenë të Austrisë. Ky takim vjen në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, mbi programin bërthamor të Teheranit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Neglizhenca e institucioneve lë Kosovën pa deponi të mbetjeve të rrezikshme

Kosova ka më shumë se 100 tonelata të materieve të rrezikshme që ruhen në vende joadekuate dhe që mund të paraqesin rrezik për qytetarët. Kosova ka humbur një donacion në vlerë 12 milionë euro nga Bashkimi Evropian që kishte për qëllim ndërtimin e një deponie ku do të ruheshin të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Evropaelire.org 

Në Alaskë shënohen temperatura rekorde

Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde. Temperaturat në Anchorage më 4 korrik arritën në 32,22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin paraprak prej 29,44 gradë, që kishte ndodhur më 1969. Edhe qytete të tjera të shtetit të Alaskës kanë shënuar temperatura të larta. Shkencëtarët thonë se Alaksa – që shtrihet në Rrethin Arktik – po ngrohet dy herë më shpet sesa mesatarja globale. Toka e mbuluar me akull ... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj takohet me kongresistin Engel, flasin për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua në Prishtinë me kongresistin amerikan, Eliot Engel. Haradinaj bisedoi me kongresistin Engel për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e dialoguz ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Haradinajt, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje finale.  “Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganistan: Të paktën dy të vdekur nga shpërthimi i një bombe në një xhami

Të paktën dy persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pasi një bombë shpërtheu brenda një xhamie shiite në qytetin afgan, Ghazni, thanë zyrtarët. Shpërthimi ka ndodhur më 5 korrik në xhaminë Mohammadiya, e cila ishte e mbushur me besimtarë të cilët po merrnin pjesë në lutjet e mbrëmjes, tha zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noor. Në momentin e shpërthimit në xhami ishin të pranishëm mbi 70 persona, tha Nasir Ahmad Faqir, shef i Këshillit provincial në Ghazni. Sipas autoriteteve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A do t’i mbrojë ligji i ri fëmijët nga keqtrajtimet dhe punët e rënda?

Fatima, është një vajzë 14-vjeçare nga Fushë Kosova e cila çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit vjen në Prishtinë ku për 10 orë rresht përpiqet të bëjë punë të ndryshme për të siguruar paratë e nevojshme për veten dhe familjen. Ajo, bashkë me vëllanë dhe një grup fëmijësh të tjerë, pastrojnë xhamat e veturave, mbledhin gjësende metali nëpër rrugë dhe si kundërshpërblim marrin një fitim që arrin deri në 10 euro në ditë. E detyruar të punojë, Fatima ka ndërprerë edhe shkollimin. “Punoj çdo ditë dhe i fitoj deri në 10 euro në ditë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kalifornia sërish goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kalifornia Jugore u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6,9 deri në 7,1 ballësh të Rihterit, vetëm një ditë pasi një tërmet po ashtu i fuqishëm goditi këtë zonë. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ndodhi në orën 20:19 më 5 korrik dhe epiqendra ishte 13 kilometra nga Ridgecrest, ku më 4 korrik kishte ndodhur edhe tërmeti prej 6,4 shkallësh. Ky institut fillimisht tha se tërmeti i fundit ishte në magnitudë prej 7,1 ballësh. Por, matjet e tjera thanë se dridhjet e regjistruara ishin 6,9 ballë... Читать дальше...