World News in Albanian
Июль
2019

Новости за 29.07.2019

Evropaelire.org 

Britania s'e liron cisternën iraniane në këmbim të anijes së saj

Britania e hodhi poshtë idenë për lirimin e një cisterne iraniane, në këmbim të anijes me flamur britanik, të kapur nga Irani në Gjirin Persik. "Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj shkëmbimi. Ka të bëjë me respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe të rregullave të sistemit ligjor ndërkombëtar", tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, për BBC-në. Tensionet janë rritur prejse Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Edhe Gjermania dënon "forcën e policisë" kundër protestuesve në Moskë

Gjermania iu bashkua SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe grupeve për të drejtat e njeriut në dënimin e, siç tha, "veprimeve të ashpra dhe joproporcionale të policisë" kundër protestave të fundjavës në Moskë. Duke folur të hënën në Berlin, Ulrike Demmer, zëdhënëse e kancelares gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Rusisë që t'i lirojë "shpejt" afro 1,400 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, ndërsa kërkoi nga autoritetet ruse që të respektojnë liritë e shprehjes dhe të tubimit. Policia në Moskë arrestoi mbi 1,300 protestues më 27 korrik... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj zgjodhi rrugën e gjatë të interpretimit të dorëheqjes

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës ka krijuar shumë paqartësi jo vetëm politike, por edhe juridike e kushtetuese, pasi që ka ngritur dilemat nëse ka apo jo aktualisht Kosova qeveri, qoftë edhe me kompetenca të kufizuara. Nisur nga këto paqartësi, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar vet Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për interpretimin e dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit. Por, njohës të Kushteutës thonë se Haradinaj zgjodhi rrugën e gjatë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kushtetuesja: Vendimet e presidentit për anëtarët e KQZ-së janë kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se vendimet e presidentit të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës janë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj gjykate, thuhet se "vendimet për emërimet e anëtarëve të KQZ-së të 28 marsit, 2019, të presidentit të Republikës së Kosovës, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 4 të nenit 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] të Kushtetutës”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Etiopia mbjell mbi 200 milionë drunj në një ditë

Etiopia ka mbjellë mbi 200 milionë drunj në një ditë, çfarë besohet se është rekord i ri botëror. Kryeministri Abiy Ahmed po udhëheq projektin, i cili synon të luftojë efektet e shpyllëzimit dhe të ndryshimeve klimatike në Etiopi - vend i prirë ndaj thatësirave. Disa zyra publike janë mbyllur të hënën për t'iu mundësuar shërbyesve civilë të marrin pjesë në projekt. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë i Etiopisë, Getahun Mekuria, tha në Twitter se janë mbjellë më shumë se 220 milionë drunj. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria tërheq nga miratimi projektligjin për rajonin e Ohrit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka tërhequr draft-ligjin e propozuar për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe njëhërësh u rekomandoi komunave të rajonit të shpallin moratorium për aktivitetet ndërtimore deri në miratimin e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore për shkak të degradimit urbanistik. Organizatat joqeveritare thonë se nuk duhet të vonohet miratimi i këtij ligji sepse kjo në një formë vonon dhe realizimin e rekomandimeve të UNESCO-s... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjendja politike në Kosovë 'pezullon' procesin integrues

Gjendja politike në të cilën ka hyrë Kosova pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, përveç efekteve tjera, nga ekspertët po konsiderohet se do ta vë në pezullim edhe procesin edhe ashtu të ngadaltë integrues të Kosovës për në Bashkimin Evropian.  Reformat në sistemin e drejtësisë dhe fushat tjera që kërkohen në procesin e integrimit evropian vlerësohet se do të shënojnë ngecje për shkak të situatës politike të krijuar në vend. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulmet në Paris: Gjermania ekstradon një të dyshuar boshnjak në Belgjikë

Gjermania ekstradoi të hënën në Belgjikë një boshnjak të kërkuar për lidhje të dyshuara me sulmet terroriste në Paris, më 2015. Zëdhënësi i prokurorisë në qytetin Naumburg, Klaus Tewes, tha se 39-vjeçari, i dyshuar për sigurimin e armëve për sulmuesit, "u ekstradua këtë mëngjes". Autoritetet gjermane njoftuan muajin e kaluar për arrestimin e tij në natën midis 19 dhe 20 qershorit, në bazë të një urdhëarresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge. Sulmet në Paris, në nëntor të vitit 2015, lanë të vrarë 130 njerëz. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Johnson: Të gatshëm për të diskutuar Brexit-in kur BE-ja të ndryshojë qëndrimin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u tha udhëheqësve të Bashkimit Evropian se ai do të bisedojë me ta për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga BE-ja, kur ata t'i ndryshojnë qëndrimet për marrëveshjen e divoricit. Në të kundërtën, Britania do të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje, tha zëdhënësja e Johnsonit. Qëkur është bërë kryeministër javën e kaluar, Johnson ka biseduar me disa udhëheqës të BE-së, por ai nuk ka deklaruar ende se kur do të bëjë vizitën e parë jashtë vendit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Braktisen fshatrat, mbipopullohen qytetet

Krahas dukurisë së emigrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve evropiane, por edhe më gjerë, një dukuri tjetër është edhe migrimi i brendshëm, që kryesisht ka si destinim braktisjen e zonave rurale dhe për një jetë të re në viset urbane. Punësimi dhe arsimimi, shihen ndër arsyet kryesore pse njerëzit preferojnë t’i braktisin fshatrat për të jetuar në qytete. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në vitin e kaluar, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Refuzohet kërkesa për lirimin e Tomor Morinës, avokati beson në epilog pozitiv

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Kjo u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë nga avokati Naser Raufi, sipas të cilit, gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump i mohon akuzat e demokratëve për racizëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se është racist pas komenteve të bëra për një kongresist demokrat me ngjyrë dhe për qytetin amerikan të Baltimores. Trump e sulmoi verbalisht kongresistin Elijah Cummings, duke e cilësuar qarkun e tij në Baltimore, i banuar me shumicë me ngjyrë, si "rrëmujën më të neveritshme dhe më irrituese".  Disa demokratë, përfshirë udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e kritikuan presidentin për gjuhën e përdorur. Trump ua ndërroi drejtimin kritikave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Navalny kthehet në burg; spekulimet për sëmundjen vazhdojnë

Një mjeke e Alexei Navalnyt, figurës më të shquar të opozitës në Rusi, tha se ai u lirua nga spitali. Navalny, i cili u ndalua nga policia javën e kaluar, u transferua përsëri në burg. Sipas disa raporteve, ai ka pësuar reaksion akut alergjik, që i ka rezultuar me ënjtje në fytyrë, probleme me sy dhe skuqje në trup. Mjekja e tij, Anastasia Vassilieva, e kundërshtoi lirimin nga spitali, duke thënë se Navalny nuk ka vuajtur kurrë më parë nga alergjitë dhe se ai mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj "ndonjë agjenti toksik". Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kina i dënon "incidentet e tmerrshme" në Hong Kong

Kina i dënoi protestat e fundit anti-qeveritare në Hong Kong, duke i cilësuar si "incidente të tmerrshme" që, siç tha, kanë shkaktuar "dëme serioze për sundimin e ligjit". Një zëdhënëse e Këshillit Shtetëror të Republikës së Kinës tha se prioritet kryesor i Hong Kongut duhet të jetë "rivendosja e rendit shoqëror". "Ne po ashtu besojmë se prioritet i Hong Kongut duhet të jetë dënimi i këtyre veprimeve të dhunshme dhe të paligjshme", tha Xu Luying. Në fundjavë, në Hong Kong, u mbajt protesta e tetë me radhë kundër qeverisë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Haradinaj: T’i sqarojmë përgjegjësitë deri në formimin e qeverisë së re

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë t’i ketë kërkuar kësaj gjykate edhe “definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë” pas veprimit të tij.

Evropaelire.org 

Vuçiq: Dërgesa ushtarake ruse arrin në Serbi, me gjithë kundërshtimet e disave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, tha se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion. I pyetur nga gazetarët në Nish nëse është e vërtetë që Rumania, javën e kaluar, ka ndaluar transportimin e dërgesave ushtarake ruse në Serbi, Vuçiq konfirmoi se ato janë ndaluar përmes rrugës së Danubit. Agjencia e lajmeve AP raportoi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për interpretim të dorëheqjes së Haradinajt

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë t’i ketë kërkuar kësaj gjykate edhe “definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë” pas veprimit të tij. “Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një adoleshent fiton 3 milionë dollarë në Fortnite

Një adoleshent amerikan është kthyer në kampion botëror të lojës kompjuterike, Fortnite, duke fituar shumën rekorde prej 3 milionë dollarëve. Kjo është shuma më e madhe e fituar në historinë e lojërave online, teksa 30 milionë dollarë janë shpërndarë në mes të fituesve. Kyle Giersdorf, 16-vjeçar, ka fituar garën i vetëm në Stadiumin Arthuer Ashe në Nju Jork, në të cilin organizohet turneu i tenisit, US Open. Ndërkohë adoleshenti britanik, Jaden Ashman ka fituar gati 1 milion dollarë, pasi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Indi: Aksidentohet adoleshentja që akuzoi deputetin për dhunim

Një adoleshente që ka akuzuar një ligjvënës të partisë në pushtet për dhunim më 2017, është plagosur seriozisht në një aksident rrugor në Uttar Pradesh të Indisë. Ajo ka qenë duke udhëtuar në veturë me avokatin e saj dhe dy të afërme, kur ka ndodhur aksidenti në autostradë. Dy familjaret e 19-vjeçares kanë vdekur derisa avokati i saj është në spital për shkak të plagëve serioze. Përndryshe, akuzat e bëra nga adoleshentja kanë rezultuar me arrestimin e deputetit, Kuldeep Singh Sengar, i cili gjendet në burg për më shumë se një vjet. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Britania "nuk është gati" për Brexit pa marrëveshje

Organizata biznesore, Konfederata e Industrisë Britanike, ka paralajmëruar qeverinë se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për një Brexit pa marrëvveshje më 31 tetor. “Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexitit tregon që disa aspekte nuk mund të zvogëlohen”, ka thënë Konfederata. Kjo organizatë biznesore ka thënë se në raportin e saj të fundit ka publikuar hapa praktikë që mund të ndërmarrin Britania, BE-ja dhe firma tjera. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prodhimi i aeroplanëve 737 MAX "nuk është financuar si duhet"

Ish-inxhinieri i kompanisë amerikane, Boeing, Adam Dickson, ka thënë për BBC-në, se puna për të prodhuar linjën e aeroplanëve 737 MAX, nuk është financuar në mënyrë adekuate. Ai ka udhëhequr një ekip të inxhinierëve që kanë punuar në këtë aeroplan dhe se sipas tij ata kanë qenë në presion të vazhdueshëm për të mos investuar shumë. “Ajo çfarë kam parë unë ka qenë mungesë e burimeve të mjaftueshme për ta kryer punën në tërsi”, ka thënë ai. Fluturimet me këtë lloj të aeroplanit janë pezulluar në muajin mars pasi dy të tillë janë rrëzuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pamje pas incidentit në Kaliforni

Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit. Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari që është qëlluar nga policia.

Evropaelire.org 

Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare lë administratën Trump

Drejtori amerikan për Inteligjencë Kombëtare, Dan Coats është kthyer në figurën e fundit të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara që do të largohet nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Presidenti Trump ka thënë se Coats do të largohet nga pozita që ka në mes të muajit gusht dhe se ai do të nominojë kongresistin nga Teksasi, John Ratcliffe për ta zëvendësuar Coats. Ai ka thënë se Ratcliffe do të “reflektojë madhështinë” për shtetin që do. Coats dhe Trump kanë pasur shpesh... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Katër persona të vdekur nga të shtënat në Kaliforni, përfshirë të dyshuarin

Shefi i policisë së qytetit Gilroy në Kaliforni, Scot Smithee, ka thënë se katër persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me të shtëna me armë zjarri në një festival të ushqimit. Në mesin e të vdekurve është edhe i dyshuari, që është qëlluar nga policia, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. Agjentët nga Byroja Federale, për alkool, duhan, të shtëna me armë zjarri dhe mjete shpërthyese kanë shkuar në skenën e incidentit, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press. Një dëshmitar i... Читать дальше...