Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë
Dhjetëra mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur të hënën në mbrëmje para ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Qeverisë në krye me kryeministrin Edi Rama. Të thirrur nga opozita e bashkuar, me parrullën “Rama ik”, protestuesit marshuan nga ndërtesa e Kryeministrisë deri te Kuvendi i Shqipërisë, ku edhe larguan gardhin metalik i cili rrethonte institucionin. Rreth 1300 forca të Policisë së Shtetit u angazhuan për mbarëvatjen e këtij tubimi dhe pas afër dy orë, protestuesit u shpërndanë të qetë. Читать дальше...