World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 07.01.2018

Evropaelire.org 

Kinë: Nga ndeshja e anijeve, dhjetëra persona të zhdukur

Një anije-cisternë me naftë është ndeshur me një anije transportuese afër bregut lindor të Kinës, me ç’rast 32 vetë, shumica prej tyre iranianë, konsiderohen të zhdukur. Ministria e transportit e Kinës ka njoftuar sot se ekuipazhi prej 30 iranianëve dhe dy shtetasve të Bangladeshit, konsiderohen të zhdukur. Kjo anije e gjatë 274 metra, me emrin Sanchi, pas ndeshjes, që ka ndodhur mbrëmë vonë, është përfshirë nga zjarri. Në anije gjendeshin 136 tonelata të kondenzatit, një lloj i naftës së papërpunuar iraniane... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Franë: Macron i ka përkujtuar viktimat e sulmit në Charlie Hebdo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vendosur kurorë lulesh para ish-zyrës së revistës satirike, Charlie Hebdo, në trevjetorin e vrasjes së pjesëtarëve të kësaj redaksie nga militantët islamikë. Sipas kërkesës së familjes së viktimave, ceremonia e sotme e vendosjes së kurorës, ishte e një niveli modest. Macron shoqërohej nga gazetarët, që e kishin mbijetuar sulmin, dhe nga anëtarja e qeverisë së tij dhe kryetare e Parisit, Anne Hidalgo. Dy islamistë francezë, të cilin kishin shprehur lojalitet ndaj rrjetit terrorist... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Francë: Macron i ka përkujtuar viktimat e sulmit në Charlie Hebdo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vendosur kurorë lulesh para ish-zyrës së revistës satirike, Charlie Hebdo, në trevjetorin e vrasjes së pjesëtarëve të kësaj redaksie nga militantët islamikë. Sipas kërkesës së familjes së viktimave, ceremonia e sotme e vendosjes së kurorës, ishte e një niveli modest. Macron shoqërohej nga gazetarët, që e kishin mbijetuar sulmin, dhe nga anëtarja e qeverisë së tij dhe kryetare e Parisit, Anne Hidalgo. Dy islamistë francezë, të cilin kishin shprehur lojalitet ndaj rrjetit terrorist... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Suedi: Ka vdekur personi që ishte plagosur nga një eksplodim

Policia e Suedisë thotë se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar lehtë nga një shpërthim i sotëm afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm. Një mashkull i moshës 60 vjeçare vdiq nga plagët e pësuara, pasi e kishte kapur një objekt nga dyshemeja, i cili eksplodoi, tha zëdhënësi i policisë, Sven-Erik Olsson. Një femër 45 vjeçare ka pësuar lëndime në fytyrë. Zëdhënësi Olsson tha se nuk ka asgjë që sugjeron se shpërthimi ishte i ndërlidhur me terrorizëm. Mediat lokale kanë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Iran: Garda thotë se protestat anti-qeveri kanë pësuar disfatë

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) thotë se protestave anti-qeveri, për të cilat fajësohen nxitësit e jashtëm, u është shkaktuar “disfatë”. Në kumtesën e së dielës, kjo gardë tha se “populli revolucionar i Iranit së bashku me dhjetëra mijëra forca ushtarake, policia dhe Ministria e inteligjencës, e kanë thyer zinxhirin e trazirave të krijuara... nga Shtetet e Bashkuara, Britania”, Arabia Saudite, militantët dhe monarkistët. Ky njoftim është publikuar pasi Parlamenti i Iranit e ka mbajtur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Suedi: Nga një pajisje eksploduese janë lënduar dy vetë

Policia e Suedisë thotë se dy vetë janë lënduar sot afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm, nga një pajisje eksploduese e paidentifikuar, e cila ka shpërthyer në momentin kur dikush qartas e kishte marrë në dorë për të parë se çka ishte ajo. Agjencia suedeze e lajmeve TT, duke u mbështetur në polici, ka raportuar se janë lënduar një mashkull 60 vjeçar dhe një femër 45 vjeçare. I plagosuri mashkull thuhet se është në gjendje më të vështirë shëndetësore. Autoritetet thanë se nuk konsiderojnë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbi 350 mijë euro nga blerjet online

Mbi 350 mijë euro janë grumbulluar në vitin e kaluar nga pagesa e taksave të obliguara për dërgesat që qytetarët e Kosovës kanë porositur online në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, thonë zyrtarë të Doganës së Kosovës. Me gjithë këtë vlerë, trendi i blerjeve online nga interneti nga qytetarët e Kosovës, thuhet të ketë shënuar rënie në krahasim me dy vitet e fundit. Nga rreth 250 mijë dërgesa me postë në vitin 2016, vitin e kaluar në Kosovë kanë arritur mbi 230 mijë dërgesa, bëjnë të ditur zyrtarë të Postës së Kosovës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tetë migrantë kanë humbur jetën nga fundosja e anijes afër Libisë

Së paku tetë migrantë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe, afër bregdetit të Libisë. Roja bregdetare italiane tha se e ka vërejtur anijen e tejngarkuar me migrantë dje herët në mëngjes dhe se Marina e Italisë ia doli t’i shpëtojë 84 vetë. Grupi shpëtimtar humanitar, Sea Watch, në rrjetin Twitter ka shkruar se “numri i saktë është ende i paqartë” i personave që e kanë humbur jetën. Ky grup tha se janë vrarë “së paku” 25 njerëz. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Listë e gjatë e pacientëve që presin të operohen në zemër

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2017 janë kryer 128 operacione në zemër të hapur. Por, janë edhe 350 pacientë me probleme në zemër që kanë nevojë për intervenim, të cilët prej vitesh janë në listë të pritjes.  Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rastet urgjente për operim kryhen në klinikë dhe nuk presin, kurse për raste tjera, ndodh të pritet edhe me vite. Sipas tij... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Ka vdekur astronauti legjendar John Young

Astronauti legjndar i Shteteve të Bashkuara, John Young, ka vdekur mbrëmë në moshën 87 vjeçare. Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA ka njoftuar se Young ka vdekur në shtëpinë e tij në Hjuston, pasi ka vuajtur nga pneumonia. NASA i referohet astronuaitit të ndjerë si njëri prej pionierëve të kësaj agjencie, pasi ai është i vetmi kozmonaut që ka fluturuar në kuadër të programeve Gemini, Apollo dhe Space Shuttle. John Young ishte personi i parë që ka fluturuar në gjithësi gjashtë herë dhe personi i nëntë që ka ecur në Hënë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

A. Saudite: Konfirmohet arrestimi i 11 princërve

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite sot ka konfirmuar se 11 princër nga familja mbretërore saudite janë arrestuar, për shkak të protestës kundër masave të kursimit në këtë vend. Prokurori i përgjithshëm, Saud al-Mojeb, tha se 11 princër do të ballafaqohen me proces gjyqësor për akuza se e “kanë çrregulluar paqen dhe rendin publik”. Princërit ishin arrestuar pasi ishin tubuar afër një pallati historik në kryeqytetin Riad, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë që familja mbretërore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump thotë se është i gatshëm të bisedoj me liderin verikorean

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se do të jetë i gatshëm të bisedoj me telefon me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, që është vlerësuar se paraqet një hap prapa nga komentet e tij shpeshherë luftarake, lidhur me këtë shtet të izoluar. “Gjithmonë besoj në bisedime”, u tha mbrëmë gazetarëve presidenti Trump, në pushimoren Kemp Dejvid, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm të bisedoj me personin që ai e ka përshkruar si “njeri i vogël raketor”. “Absolutisht do ta bëja këtë”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Nga moti i ftohtë dhe me borë kanë vdekur 18 vetë

Moti tejet i ftohtë dhe me borë dje i ka prekur afro 100 milionë njerëz në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Temperaturat në Nju Jork dhe Boston kanë arritur në -13 gradë Celsius. Në malin Uashington në Nju Hampshër, që është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, është shënuar temperatura e perceptuar prej -73 gradë Celsius, duke e bërë këtë territor njërin prej vendeve më të ftohta në tokë. Temperatura aktuale atje është -38 gradë Celsius. Zyrtarë të aeroportit ndërkombëtar, John F. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi u ka uruar besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve, e cila shënohet sot. “Për të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë në Kosovë dhe më gjërë, ju uroj Krishtlindjet”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin Twitter dhe ka shtuar që besimtarët “të kenë paqe dhe lumturi me të dashurit” e tyre. Në këtë postim, zoti Thaçi e ka publikuar edhe fotografinë e një kishte ortodokse serbe dhe të një xhamie myslimane, që gjenden “në të njejtin kopsht në... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjyqësori, mes të kaluarës dhe reformave

Pushteti gjyqësor, ndër më të kritikuarit në tre vjetët e fundit, ende është larg pritjeve për pavarësi dhe efikasitet në punën e tij. Tashmë institucionet, si Qeveria ashtu edhe Kuvendi kanë vënë prioritetet e tyre për miratimin e zgjidhjeve ligjore brenda dy muajve të ardhshëm, që janë në përputhje me rekomandimet e Brukselit, si në Prokurori ashtu edhe Këshillin Gjyqësor, por edhe për kërkesat e Prokurorisë Speciale, për të cilën ende nuk ka një zgjidhje se si do të punojë në të ardhmen pas skadimit... Читать дальше...