World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 27.01.2018

Evropaelire.org 

Rusia e studion propozimin e ri amerikan për Ukrainën

Sugjerimet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e një misioni të Kombeve të Bashkuara në pjesën lindore të Ukrainës, që është përfshirë nga lufta, duket se është i zbatushëm dhe Rusia do ta studioj atë me kujdes, është cituar nga mediat ruse, këshilltari i Kremlinit, Vladislav Surkov, pas takimit me kolegun amerikan, Kurt Volker. Surkov dhe Volker janë takuar dje në Dubai. Volker deri tash nuk ka bërë komente për këtë takim, por është paralajmëruar se do ta ketë një bisedë telefonike me media për ditën e hënë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Dënohet marrëveshja e Rusisë me rajonin separatist gjeorgjian

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe liderëve të rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me një forcë të përbashkët ushtarake. Në deklaratën e publikuar dje, Departamenti amerikan i shtetit tha se marrëveshja, të cilën Rusia e ka ratifikuar një ditë më herët, nuk është marrëveshje e vlefshme. “Shtetet e Bashkuara e dënojnë ratifikimin e Federatës Ruse të një marrëveshjeje me de fakto liderët e rajonit separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, lidhur me forcën e përbashkët ushtarake. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Lirohet aktivisti i akuzuar për pornografi të fëmijëve

Yury Dmitriyev, historian dhe aktivist rus, cili është akuzuar për pornografi të fëmijëve – për të cilën mbështetësit e tij thonë se është e motivuar politikisht- është liruar nga paraburgimi, kanë raportuar sot mediat ruse. E përditshmja, Novaya Gazeta, e ka cituar avokatin e mbrojtjes, Viktor Anufriev, duke thënë se Dmitriyev ishte liruar nga qendra e paraburgimit Petrozavods, me kusht që nuk do të larghet nga qyteti pa leje të autoriteteve. Lirimi i tij është bërë një ditë më herët se sa pritej. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çeki: Milos Zeman është zgjedhur edhe për një mandat presidencial

Presidenti prorus, Milos Zeman, është rizgjedhur president i Çekisë edhe për një mandat pesëvjeçar. Rezultatet zyrtare pas numërimit të 96.87% të fletëvotimeve tregojnë se Zeman ka fituar me 51.95% të votave, ndërsa rivali i tij proevropian, Jiri Drahos, i ka fituar 48.04%. Zoti Drahos e ka pranuar disfatën. Zeman, 73 vjeçar, prej vitit 2013 është president i Çekisë, që është në masë të madhe funksion ceremonial. Ai ka shkaktuar kundërthënie duke shprehur pikëpamje kundër migrantëve, pastaj... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kërkohet luftë e ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ftoi të shtunën prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ambasadori Delawie në konferencën vjetore të prokurorëve tha se dy prej prioriteteve të tij që ta ndihmojë Kosovën është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. “Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabul: Numri i të vrarëve arriti në 95 vetë

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një sulm masiv vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, ka arritur në 95 vetë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur. Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë. Sipas Ministrisë së brendshme afgane... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Gjykata Supreme e refuzoi ankesën e Navalnyt

Gjykata Supreme e Rusisë e ka refuzuar ankesën e liderit opozitar, Aleksei Navalny, me të cilën ai kërkoi që t’i lejohet kandidatura për zgjedhjet presidenciale në muajin mars, ka njoftuar dje kjo gjykatë. Rival i përbetuar dhe për një kohë të gjatë i presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, zoti Navalny, që është edhe aktivist kundër korrupsionit, me këtë ankesë e ka shfrytëzuar mundësinë e apelit brenda sistemit të drejtësisë në Rusi. “Më 22 janar, gjyqtari ka vendosur kundër dërgimit të apelit në dëgjim juridik”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tenis: Caroline Wozniacki triumfoi në Australian Open

Tenistja daneze, Caroline Wozniacki, fitoi në turneun e femrave në tenis, Australian Open në Melburn, pasi në finale e mundi rivalen nga Rumania, Simona Halep, 2:1 në seta, 7:6, 3:6 dhe 6:4. Kjo është hera e parë që kjo teniste fiton në një turne Grand Slam. Pas këtij suksesi, ajo do të jetë e para në listën e tenisteve më të mira të botës. “Këtë moment e kam ëndërruar për shumë vite dhe sot ëndrra u bë realitet”, tha Wozniacki, e cila ishte tejet e emocionuar, pas fitores në duelin final.

Evropaelire.org 

Nga sulmi amerikan janë vrarë gabimisht shtatë irakianë

Zyrtarët irakianë thonë se një aeroplan ushtarak amerikan sot gabimisht ka hapur zjarr kundër një tubimi të luftëtarëve fisnorë dhe civilëve në provincën perëndimore, Anbar, duke i vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur 11 të tjerë. Ndër personat e vrarë gjnden pjesëtarë të sgurisë dhe civilë, thanë zyrtarët. Dy zyrtarë të lartë të ushtrisë së Irakut thanë se forcat e Shteteve të Bashkuara kishin menduar se personat që i kishin sulmuar ishin militantë, ka raportuar agjencia Associated Press.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Protesta e opozitës në Tiranë

Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë kanë organizuar protestë për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.

Evropaelire.org 

Opozita proteston në Tiranë

Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë kanë organizuar protestë për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së Shqipërisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria u mblodhën në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë së Shqipërisë. Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë organizuan këto protesta për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë. Kreu i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës në Shqipëri

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë së Shqipërisë. Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë organizuan protestës për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë. Kryetari i partisë opozitare, Partisë Demokratike te Shqipërisë, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta paqesore duke thënë se "do të mblidhemi paqësisht në shesh. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Zyrtarët thonë se së paku 40 vetë janë vrarë dhe afro 140 të tjerë janë plagosur, nga sulmi masiv vetëvrasës me makinë-bombë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul në Afganistan. Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Wahibullah Majrooh, tha se numri i të vrarëve mund të rritet, pasi viktimat ende janë duke u sjellur në spitale në gjithë qytetin. Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Me ligj, pritet eliminimi i gabimeve në tekstet shkollore

Propozimi për ndryshime të Ligjit për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm në Maqedoni , pritet të hyjë në procedurë parlamentare javën qw vjen. Me këto ndryshime, synohet të evitohen të gjitha gabimet dhe lëshimet e deritashme në shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe, deklaron për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Arbër Ademi. “Hapet rrugë që të bëhet korrigjimi i shpejtë apo përmirësimi i lëshimeve dhe gabimeve të konstatuara në tekstet shkollore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mattis: Bisedimet olimpike të mos e hedhin në hije çështjen e K. Veriore

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, tha se bashkëpunimi olimpik ndërmjet Koresë Veriore dhe asaj Jugore, nuk duhet ta shmang komunitetin botëror nga qëllimi për ndaljen e programit të armatimit atomik të Koresë Veriore. Sekretari Mattis, gjatë një fjalimi të mbrëmshëm i ka përshëndetur bisedimet e Seulit dhe Phenianit për Lojërat Olimpike, por theksoi se presioni diplomatik kundër Koresë Veriore do të vazhdoj dhe se lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, duhet ta merr mesazhin se programet e tij atomike dhe raketore janë të papranueshme. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Maqedoni, Greqi: Konsultime të zyrtarëve me liderët politikë për emër

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, përkatësisht, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme mbajnë konsultime me liderët politikë në vendet e tyre, për strategjinë para takimeve të parapara javën e ardhshme, në përpjekje për zgjidhjen e konstestit për emrin e Maqedonisë. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sot takohet me liderët kryesorë politikë në Athinë, ndërsa ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, po ashtu, sot në Shkup, takohet me liderët politikë në vendin e tij, për diskutim për çështjen e emrit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kabul: Eksplodim i fuqishëm në qendër të qytetit

Një sulm me makinë-bombë e ka tronditur sot qendrën e kryeqytetit Kabul në Afganistan, kanë thënë zyrtarët. Sipas tyre, sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare. Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar tha, po ashtu, se nga ky sulm ka viktima dhe dëme të mëdha në ndërtesat e afërta, por nuk ka dhënë më tepër informacione. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se së paku 18 civilë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: Udhëtim “shumë i suksesshëm” në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer mbrëmë në Uashington, duke u thënë reporterëve se pjesëmarrja e tij në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, ishte “udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”. Mëtutje, ai theksoi se “shumë njerëz nga Davosi” po investojnë në Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin e tij në këtë forum, zoti Trump u tha përfaqësuesve të bizneseve globale se slogani i tij, Amerika së Pari, nuk do të thotë se ai dëshiron Shtete të Bashkuara izolacioniste. “Si president i Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Çeki: Vazhduan zgjedhjet presidenciale

Në Çeki sot ka vazhduar votimi për të dytën ditë me radhë, në kuadër të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garojnë, presidenti aktual, Milos Zeman, ish-komunist, dhe akademiku proevropian, Jiri Drahos. Vendvotimet mbyllen sot në orën 14 sipas kohës së Evropës së Mesme, ndërsa rezultatet finale të kësaj gare tejet të paqartë, pritet të shpallen disa orë pas përfundimit të votimeve. Rundi i dytë i zgjdhjeve presidenciale filloi dje dhe përfundon sot, meqë në rundin e parë, më 12 dhe 13 janar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në veri çmimi i ujit më i lirë, por askush s’paguan

Banorët e komunave veriore të Kosovës, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, nuk i kanë paguar faturat për shërbime të ujit. Rreth 700 mijë euro në vit apo më se 13 milionë euro për 19 vjet, llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar,e të cilat nuk paguhen nga banorët e këtyre komunave. Katër komunat: Leposaviqi , Mitrovica Veriore, Zubin Potoku dhe Zveçani, janë të banuara me shumicë serbe, të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik-kushtetues të Kosovës. Hysni Feka... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shpëtimi i hebrenjve ruhet në memorien e shqiptarëve

Marrja nën mbrojtje e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur në çdo vend evropian hebrenjtë po përndiqeshin nga regjimi nacional-socialist i Adolf Hitlerit, ka krijuar një memorie të përbashkët të të dy popujve, thonë përfaqësuesit e bashkësisë hebraike dhe të shoqatave të miqësisë shqiptare-hebraike në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ata kujtojnë ngjarjet që kishin nisur në Kosovë, që nga viti 1943, kur kishte kapitulluar regjimi fashist i Italisë... Читать дальше...