World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 28.01.2018

Evropaelire.org 

Teheran: Nga bora e madhe janë mbyllur shkollat dhe aeroportet

Nga bora e madhe që ka rënë në Teheran të Iranit, autoritetet janë detyruar t’i mbyllin aeroportet dhe shkollat, ndërsa qindra vetura janë bllokuar në autostradat e kryeqytetit për disa orë. Aeroporti ndërkombëtar, Imam Khomeini dhe ai Mehrabad, janë mbyllur për shkak të dukshmërisë së vogël “deri në njoftimin e ardhshëm”, ka raportuar sot Televizioni shtetëror iranian. Në disa rajone të Iranit, përfshirë Teheranin, janë mbyllur shkollat, ndërsa qindra ekipe të Gjysmëhënës së Kuqe janë mobilizuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Erdogan i përkushtuar për pastrimin e “terroristëve”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur i përkushtuar se vendi i tij do ta pastroj gjithë kufirin me Sirinë nga ata që ai i cilësoi si “terroristë”. Duke folur sot në Kongresin e partisë së tij AK, në provincën veriore, Amasya, zoti Erdogan theksoi se Turqia do të jetë e sigurt se refugjatët sirianë, që Ankaraja u ka dhënë strehim, mund të kthehen atëherë kur kufiri është i pastruar nga militantët. Këto komente janë bërë derisa ofensiva ushtarake turke në rajonin Afrin në pjesën veriore të Sirisë, ka hyrë në javën e dytë.

Evropaelire.org 

SHBA dhe Polonia e kundërshtojnë gazsjellësin Rusi – Gjermani

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia dje janë shprehur kundër gazsjellësit të planifikuar për ta lidhur Rusinë me Gjermaninë, duke thënë se e politizon energjinë dhe i shkatërron përpjekjet për të bërë Evropën më pak të varur nga burimet ruse. Ky gazsjellës, i njohur me emrin, Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2), do ta anashkaloj Poloninë, ndërsa vendet e Evropës Lindore mbesin të varura nga Rusia. Duke folur në Varshavë, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se gazsjellësi “nuk është pjesë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vështirësohet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të bëhet edhe më i vështirë pas acarimit të raporteve me vendet aleate të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thonë analistë të çështjeve politike. Përkeqësimi i raporteve ndërmjet liderëve politikë dhe shteteve mike të Kosovës, erdhi pas mospajtimeve që u shfaqen në dy nga çështjet më të rëndësishme aktualisht në skenën politike të Kosovës, siç është ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndotja e ajrit kërcënon seriozisht shëndetin e popullatës

Cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka reaguar pas shifrave alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ministrja, në një postim në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se edhe ajo është e shqetësuar me këtë gjendje, por nuk ka dhënë asnjë zgjidhje të shpejtë se si të ndalet ndotja në kryeqytet. Ajo ka shkruar se për këtë problem ka folur edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tenis: Zvicerani Federer triumfoi në Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer, e ka fituar edhe titullin e tij të 20-të në turnetë Grand Slam, pasi sot triumfoi në finale të Australian Open në Melburn, duke i shkaktuar disfatë kroatit, Marin Çiliq, pas pesë setave të duelit. Federerit 36 vjeçar, iu nevojitën më tepër se tri orë për ta arritur edhe triumfin e tij të gjashtë në këtë turne prestigjioz. Pas kësaj fitoreje, Roger Federer mbetet i dyti në ranglistën e lojtarëve më të mirë në botë, pas tenistit spanjoll, Rafael Nadal. Në konkurrencën e femrave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Laboratori emergjent, i ngarkuar me analiza të rasteve jo urgjente

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës stafi po ballafaqohet me probleme, në rastet kur pacientëve të shumtë u kërkohet t’i kryejnë analizat laboratorike. Laboratori aty, është menduar të jetë për rastet emergjente. Por, pavarësisht kësaj, sipas doktorit Agron Muçolli, përgjegjës për laboratorin emergjent, shumica e analizave që kryhen aty, janë raste “të ftohta” (jo emergjente), ç’gjë, sipas tij, e pamundëson realizimin e punës në mënyrë adekuate nga ana e laborantëve aty. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Navalny në mesin e protestuesve të arrestuar

Dhjetëra njerëz, përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny, janë arrestuar sot në gjithë Rusinë, derisa ata janë tubuar për mbështetje të thirrjes për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në mars të këtij viti. Navalny, i cili është edhe luftëtar i paepur kundër korrupsionit në Rusi, ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte arrestuar, pasi i ishte bashkuar protestës ku merrin pjesë më se 1 mijë vetë në pjesën qendrore të Moskës. Disa demonstrues brohoritnin “bojktoni zgjedhjet” dhe “Rusia pa Putinin”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Afganistan: Ditë Zie pas sulmit masiv vetëvrasës

Qeveria e Afganistanit ka shpallur Ditë Zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë më se 100 vetë. Përgjegjësinë për këtë sulm në kryeqytetin Kabul e kanë marrë militantët talibanë. Ministri i brendshëm afgan, Wais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arrritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë. Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 95 vetë. Presidenti amerikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusi: Protesta në favor të bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale

Rusët e pakënaqur me perspektivën që edhe gjashtë vitet e ardhshme t’i kalojnë nën presidentin, Vladimir Putin, po protestojnë në gjithë Rusinë, në mbështetje të thirrjes së liderit opozitar, Aleksei Navalny, për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, megjithë vërejtjet e autoriteteve se do të jenë të ashpër ndaj demonstruesve, për të cilët vlerësohet se e kanë shkelur ligjin. Mbështetësit e Navalnyut, i cili është edhe luftëtar i paepur kundër korrupsionit në Rusi, janë mbledhur sot në qytetet Vlladivostok... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OKB: Një paqeruajtës pakistanez është vrarë në Kongo

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një paqeruajtës pakistanez është vrarë nga “anëtarët e një grupi të armatosur” në Republikën Demokratike të Kongos. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbrëmë tha se “e dënon vrasjen e paqeruajtësit nga Pakistani”, në provincën lindore, Kivu. Një tjetër paqeruajtës është plagosur, kanë thënë zyrtarët. Guterres u ka bërë thirrje të gjitha grupeve të armatosura në këtë vend që të lirohen nga armatimet dhe të shfrytëzojnë mënyra paqësore për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bota e shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Të mbijetuarit e moshuar janë tubuar gjatë ditës së djeshme në ish-kampin e vdekjes në Aushvic, derisa liderët politikë janë shprehur se gjenocidi nazist duhet të vazhdoj të shërbej si vërejtje, derisa në gjithë botën është shënuar Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, 27 janari. Përkujtimet janë mbajtur pas muzgut, pas përfundimit të ceremonisë hebreje, Sabbath, për shënimin e 73 vjetorit të çlirimit të Aushvicit, që gjendet në pjesën jugore të Polonisë. Në kryeqytetin e këtij vendi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump thotë se do të mund të kthehej në Marrëveshjen e Parisit

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha rrjetit televiziv britanik ITV, se do të kishte vullnet për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen për klimën, e nënshkruar në Paris, por këtë do ta bënte nëse do të kishte ndryshime të mëdha. “Nëse ata e bëjnë një marrëveshje të mirë...atëherë gjithnjë ekzistojnë gjasët se ne do të kthehemi”, i tha Trump rrjetit ITV. “Marrëveshja e Parisit për ne do të ishte katastrofë”, tha Trump, për marrëveshjen për klimën. Në vitin 2017, zoti Trump ka shpallur... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tsipras: I gatshëm për pranimin e emrit me referencë gjeografike

Liderët politikë të Greqisë janë takuar dje për të diskutuar për mënyrat e mundshme për zgjidhjen e kontestit për emër me Maqedoninë. Ky takim u bë pak ditë para se i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, do t’i vizitoj të dy vendet për të gjetur ndonjë kompromis. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, dje është takuar me liderët e të gjitha partive opozitare parlamentare, me përjashtim të partisë së krahut ekstrem të djathtë, Golden Dawn, raporton AP nga Athina. Pas takimit, zoti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Krerët shtetërorë të Maqedonisë, optimistë për arritjen e kompromisit për emrin

Krerët shtetëror dhe politik të Maqedonisë diskutuan propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, por nuk u dhanë detaje nga ky takim që ka zgjatur deri në orët e mesnatës të ditës së shtunë. Kryeministri Zoran Zaev tha pas takimit se është optimist se mund të arrihet një kompromis nacional për kontestin rreth emrit, por gjithashtu bëri thirrje për kujdes apo përmbajtje nga komentet, me qëllim që të mos dëmtohet procesi i bisedimeve. “Ishte... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fotografitë e javës

Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më karakteristike nga ngjarjet më kryesore të javës që po lëmë pas.