World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 26.01.2018

Evropaelire.org 

Konflikti në Ukrainë, SHBA shpall sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër 21 personave dhe nëntë kompanive që kanë lidhje me konfliktin e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës. Kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bërë presion mbi grupet e përfshira në mënyrë aktive në konfliktin katërvjeçar. Sanksionet janë shpallur të premten nga Departamenti amerikan i Thesarit. Qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kroacia e quan "propagandë" ekspozitën serbe për kampin Jasenovac

Kroacia akuzoi Serbinë për përhapje të propagandës me një ekspozitë në Kombet e Bashkuara, e cila flet për një kamp të përqendrimit në Kroaci, të udhëhequr nga regjimi pro-nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, tha se Serbia ka përdorur "fakte false" në disa pjesë të ekspozitës për kampin Jasenovac. "Për fat të keq, kjo nuk kontribuon në përkujtimin e viktimave", tha Buriq. Televizioni shtetëror serb tha se ministri i Jashtëm i Serbisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vuçiq ka bërë ndarjen e serbëve të Kosovës

Vizita e fundit në Kosovë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe injorimi i të gjithë faktorëve tjerë relevantë politikë serbë në Kosovë, përveç atyre të Listës Serbe, ka përforcuar bindjen se ai nuk dëshiron të dëgjojë mendime ndryshe për problemet reale me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë, vlerësojnë njohësit serbë të zhvillimeve politike në vend. Vuqiq ka vizituar Kosovën të shtunën e kaluar, pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq në Mitrovicë të Veriut. Njohësi serb i zhvillimeve politike... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Punëtorët e REL-it në Pakistan "nën presion" ng autoritetet

Radio Evropa e Lirë ka shprehur shqetësim për pjesëtarët pakistanezë të stafit, të cilët janë nën presion nga autoritetet në Pakistan, pas mbylljes së byrosë në Islamabad, javën e kaluar. Në një deklaratë, të premten, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, ka thënë se ka tregues se autoritetet po bëjnë presion mbi stafin që të bëjë deklarata nën detyrim kundër REL-it. Më 19 janar, Ministria e Brendshme e Pakistanit ka urdhëruar mbylljen e byrosë së REL-it në Islamabad, pasi Shërbimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gripi në Kosovë prek mbi 20 mijë njerëz

Gripi në Kosovë që nga muaji tetor i vitit të kaluar, e deri më datën 21.01 2018 , ka prekur 21 mijë e 350 raste të dyshimta ku prej tyre 3 mijë e 36 raste me infeksion respirator akut, dhe 54 raste sëmundje e rëndë respiratore akute. Këto të dhëna kanë dalë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Sipas zyrtarëve të këtij instituti aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, mundësia e rritjes së rasteve ekziston. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ita Bartuv: Unë u linda dhe jetova falë besës shqiptare

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, që përkujton 27 janarin e vitit 1945, kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau, të premten në Shkup është bërë promovimi i librit, i botuar në tri gjuhë, i autores hebreje, Mimi Kamhi Ergas–Faraxhi me titull: “Jeta ime nën pushtimin nazist” . Vajza e autores së librit, Ita Bartuv apo siç na përmirëson ajo duke qeshur (Drita Faraxhi), emër ky që sipas dokumenteve i është dhënë asaj në atë kohë nga shteti shqiptar (Shqipëria), thotë se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtatë persona kanë vdekur pas sulmit me raketë në Afganistan

Zyrtarët afganë kanë thënë se gjashtë fëmijë dhe një person i rritur janë vrarë, pasi një raketë ka goditur shtëpinë e tyre në Provincën Ghazni gjatë ditës së sotme. Autoritetet shtetërore dhe militantët talibanë kanë fajësuar njëri-tjetrin për vdekjet. Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noori, ka thënë se raketa është nisur nga talibanët, pasi forcat e sigurisë kanë lansuar një operacion kundër grupit militant, në zonën, Qara Baghi. “Fëmijët kanë qenë të moshave nga një deri në 12 vjeç”, ka thënë Noori. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Garë e ngushtë për zgjedhjen e presidentit çek

Votuesit çekë do të zgjedhin presidentin e tyre në balotazhin dyditor në të cilin garojnë akademiku pro-evropian, Jiri Drahos kundër ish-komunistit Millosh Zeman, që aktualisht është president i Çekisë. Sondazhet në shtetin e anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO, tregojnë për një garë të ngushtë, e cila përfundon në orën 14:00 më 27 janar. Sipas sondazhit të agjencive, Kantar TNS dhe Median, është parashikuar se Zeman mund të fitojë 45.5 për qind të votave, ndërsa Drahos 45 për qind. Zeman... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump: SHBA është rigjallëruar

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë liderëve politikë dhe atyre të biznesit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se Shtetet e Bashkuara janë rigjallëruar dhe janë “të hapura për biznes”. “Bota është dëshmitare për rigjallërimin e një Amerike të fortë dhe të begatshme”, ka thënë Trump në adresimin e tij në mbledhjen vjetor në Davos. “Amerika është e hapur për biznes dhe ne jemi konkurues sërish”, ka thënë ai gjatë fjalimit, i cili ka ardhur një vit pasi ai ka marrë pozitën... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump i cilëson "të rreme" raportimet për shkarkimin e Muellerit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë raportimet se ka urdhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin, pasi avokati i tij ka kërcënuar me dorëheqje. Ai këto raportime i ka cilësuar “lajme të rreme”. The New York Times ka raportuar më 25 janar, se Trump ka kërkuar largimin e Muellerit në qershor të vitit 2017, mirëpo këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn, ka thënë se ai do të dorëhiqet në vend që të shkojë pas këtij urdhri. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia ka ndihmuar Korenë V. në transportimin e thëngjillit

Koreja Veriore ka eksportuar thëngjill në Japoni dhe Korenë Jugore përmes porteve ruse, duke cenuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara ka raportuar Reuters. Kjo agjenci e lajmeve ka cituar tri burime të inteligjencës të Evropës Perëndimore, duke mos i identifikuar. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në muajin gusht, i ka ndaluar Koresë Veriore, eksportimin e thëngjillit, për shkak të testimeve të raketave balistike të cilat shkelin sanksionet ekzistuese. Sidoqoftë, Reueters ka raportuar duke cituar burimet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump i gatshëm për kërkim falje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai do të kërkonte falje për ripostimin e videove kundër myslimaneve, të postuara fillimisht nga liderja e një grupi të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe. Duke folur në një televizion britanik që është transmetuar sot, Trump ka thënë se nuk ka synuar të shkaktojë fyerje në Britani duke e shpërndarë atë video. Trump po ashtu ka thënë se “nuk ka ditur asgjë” për grupin. Trump që aktualisht ka 47 milionë ndjekës në Twitter, ka ngjallur pakënaqësi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

"Bie Aleksandri i Madh"

Maqedonia ka shpallur pavarësinë qysh në vitin 1991 dhe për gjithë këtë kohë ka pasur probleme me emrin në përfaqësimin ndërkombëtar. Me ndryshimin e pushtetit nacionalist atje, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi duken më bindëse.

Evropaelire.org 

Kuvendi debaton për shkrepje armësh nga ana e zyrtarëve qeveritarë

Opozita e ka ftuar në interpelancë para Kuvendit, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me një video të publikuar, ku zëvendëskryeministri Dardan Gashi, shihet duke shtënë me armë zjarri. Kërkesa për interpelancë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty kërkohen sqarime në lidhje me përdorimin e paautorizuar të armës nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në videon e njëjtë shihen të jenë të pranishëm edhe zyrtarë tjerë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Debat, por jo edhe shkarkime për shkrepje armësh

Opozita e ka ftuar në interpelancë para Kuvendit, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me një video të publikuar, ku zëvendëskryeministri Dardan Gashi, shihet duke shtënë me armë zjarri. Kërkesa për interpelancë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty kërkohen sqarime në lidhje me përdorimin e paautorizuar të armës nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në videon e njëjtë shihen të jenë të pranishëm edhe zyrtarë tjerë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kërkesë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në interpelancë para Kuvendit të Kosovës. Kërkesën për këtë interpelancë e ka parashtruar Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të informuar në lidhje me gjuajtje më armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Në fund të vitit kaluar, në media janë publikuar disa pamje ku shihet zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi duke gjuajtur më armë nga dritarja e një dhome... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia raporton se 14 ushtarë janë vrarë në operacionin në Afrin

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Ahmet Demircan ka thënë, se 14 ushtarë turq dhe rebelë të Ushtrisë së Lirë Siriane janë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur në operacionin turk në rajonin Afrin të Sirisë, transmeton Reuters. Duke folur para gazetarëve pasi ka vizituar ushtarët e plagosur në spital, Demircan ka thënë se tre ushtarë turq dhe 11 luftëtarë nga fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetur nga Turqia janë vrarë në përleshjet në veri të Sirisë. Ai ka thënë se 130 persona janë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA sanksionon gjashtë talibanë të lidhur me Pakistanin

Shtetet e Bashkuara i kanë emëruar si terroristë gjashtë individë të akuzuar për mbështetje të talibanëve dhe grupit Haqqani në Afganistan, duke theksuar lidhjet e tyre me Pakistanin. Në mesin e këtyre personave, përfshihen anëtarë të ish qeverisë së talibanëve në Afganistan, në mesin e tyre ish guvernatori i bankës qendrore, Abdul Samad Sani dhe persona të tjerë të cilët kanë ofruar ndihmë financiare dhe armë për militantët e përfshirë në sulmet e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pacientët në garë me kohën

Në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore për koronografi dhe stenta, kërkojnë mbi 10 pacientë në ditë. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Tefik Bekteshi, kardiolog, sipas të cilit furnizimi me barna e material shpenzues në këtë klinikë, kohët e fundit është përmirësuar dukshëm. “Në kardiologjinë invasive, kushtet e punës janë relativisht të mira. Kemi katër vende ku mund t’i pranojmë pacientët nga lista e pritjes. Kemi një sallë të renovuar me... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA: Rusia duhet të rikonsiderojë shitjen e aeroplanëve luftarakë në Burma

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Moskës të rikonsiderojë marrëveshjen për funizimin me aeroplanë luftarakë në Burma, shtetin aziatik të goditur nga jostabiliteti i shkaktuar nga konflikti etnik. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë gjatë kësaj jave se do të shesë gjashtë aeroplanë, Sukhoi SU-30 në Burma, të njohur edhe si Mianmar, sipas agjencive shtetërore ruse. Agjencia e lajmeve RIA Novosti ka thënë, se Burma është e interesuar në blerjen e armëve të tjera tokësore dhe ajrore për forcat e saj. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump ka synuar shkarkimin e hetuesit të çështjes ruse

The New York Times ka raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka udhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller në muajin qershor, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin pasi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn ka kërcënuar me dorëheqje. Në raportin e Times të publikuar më 25 janar janë cituar katër persona të paidentifikuar që janë të afërt me ngjarjen. Sipas gazetës ende nuk ka komente nga Shtëpia e Bardhë. Times ka raportuar, se pasi Trump ka urdhëruar shkarkimin e Muellerit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Rusi shfaqet filmi Vdekja e Stalinit, autoritetet paralajmërojnë ndëshkim

Ministria e Kulturës në Rusi ka paralajmëruar kinematë në këtë shtet se do të përballen me pasoja ligjore nëse vazhdojnë të shfaqin komedinë e ndaluar britanike, Vdekja e Stalinit. Deklarata e ministrisë ka ardhur pasi kinemaja Pioneer në Moskë e ka shfaqur filmin para audiencës. Shfaqja e një filmi, për të cilin nuk ka licensë paraprake mund të ndëshkohet me 1,800 dollarë. Një tjetër dënim mund të jetë mbyllja e kinemasë. Më 23 janar ministria ka thënë se është duke tërhequr lejen për shfaqjen e filmit të producentit skocez... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump i drejtohet sot Forumit Ekomonik Botëror në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mbajë sot një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Trump pritet të promovojë fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe dëshirën e këtij vendi për të bërë biznes. “Nëse ju nuk brohorisni për kompanitë e shtetit tuaj, nuk do të funksionojnë”, ka thënë Trump në një takim me liderët evropian të biznesit. Ai pritet të flasë për reformat e taksave si kanë ndikuar në të mirë të ekonomisë. “Mendoj se mesazhi kryesor është, që ne dëshirojmë prosperitet dhe dëshirojmë paqe”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zjarr në spitalin jugkorean, 41 të vdekur

Një zjarr në qytetin Miryang të Koresë Jugore ka lënë të vdekur të paktën 41 persona dhe shumë të tjerë të plagosur, kanë njoftuar zyrtarë të emergjencës. Sipas tyre, besohet se zjarri ka filluar në katin e parë në dhomën e emergjencës në ndërtesën e spitalit Sejong. “Dy infermiere kanë thënë se papritur e kanë parë zjarrin në dhomën e emergjencës”, ka thënë shefi i zjarrfiksëve, Choi Man-woo. Miryang është rreth 270 kilometra në juglindje të kryeqytetit Seul. Sipas zyrtarëve, të paktën 50 persona kanë pësuar dëme... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tillerson takohet sot me liderë botërorë në Davos

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të udhëtojë më 26 janar në Davos, Zvicër, pasi do të takohet me presidentin ukrainas, Petro Poroshkoenko në mesin e liderëve të tjerë. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë pëmes një deklarate se takimi i Tillersonit do të zhvillohet sot në orën 15:30. Liderë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë në Davos në Forumin Ekonomik Botëror. Trump do të flasë para liderëve në orën 14:00. Tillerson do të takohet edhe me presidentin e Ruandës... Читать дальше...